RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama: Plani i ri financiar i BE-së për rajonin, ndihmë për zhvillimin ekonomik

rama:-plani-i-ri-financiar-i-be-se-per-rajonin,-ndihme-per-zhvillimin-ekonomik

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se plani i ri i rritjes financiare i Bashkimit Europian për rajonin do të sigurojë një qasje më të madhe në tregun e përbashkët që do të ndihmojnë ekonomitë tona që të ecin më mirë.

Rama ishte i ftuar sot në “Berlin Global Dialogue”, Gjermani, një forum i ri ndërkombëtar që bashkon liderët nga politika dhe biznesi për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për një ekonomi globale në tranzicion.

I pyetur mbi situatën e ekonomisë në vend, Rama tha se kemi një rritje mjaft të fortë të turizmit, presim rritje të fortë në fushën e energjisë dhe do të bëjmë maksimumin që të kemi një rritje të madhe në aspektin digjital.

“Nga përvoja ime kam mësuar që ekonomia asnjëherë nuk ecën mirë. Mund të jetë më mirë ose më keq. Kur thua që ekonomia po ecën mirë, njerëzit do të fillojnë të urrejnë. Ekonomitë mund të ecin më mirë, mund të ecin shumë më mirë dhe ne do të bëjmë gjithçka që të ecë më mirë, por ajo çfarë ne kuptojmë shumë tani dhe e shohim me një farë kënaqësie që po realizohet edhe në nivel të Bashkimit Europian, është që ky proces integrimi, i cili sa i takon formalizmit të anëtarësimit mund të marrë gjithë kohën e nevojshme me të gjitha traumat që hasim rrugës, nuk mund të jetë një proces që për vendet kandidate të jetë gjithçka ose asgjë. Ose merr gjithçka kur je anëtar, ose nuk merr asgjë derisa të bëhesh anëtar”, theksoi ai.

Kryeministri theksoi se duhen hapur hapësira të reja për vendet kandidate dhe po luftojmë për këtë.

“Për pak javë do të mbajmë samitin e parë të Procesit të Berlinit, jashtë Bashkimit Europian, në Tiranë dhe presim me padurim të dëgjojmë deklarimin, shpalljen e presidentes Von der Leyen për një plan të ri rritjeje për rajonin që do të përfshijë disa mekanizma shtesë, financiare dhe po ashtu mekanizma që sigurojnë një qasje më të madhe në tregun e përbashkët që do të ndihmojnë ekonomitë tona që të ecin më mirë”, theksoi ai.

Sipas Ramës, teknologjia e re është bekim për vendet në zhvillim”.

“Me progresin eksponencial që lejon teknologjia mund ta shohësh veten në një pozitë edhe më të mirë sesa Gjermania, kur bëhet fjalë për zgjidhje digjitale. Duke krijuar një shtet të përsosur ose thuajse të përsosur pa aspektin digjital, Gjermania ka një makineri shumë të rëndë për t’u kthyer në drejtimin digjital, ndërkohë që vendet tona nuk e kanë pasur këtë makineri të rëndë, kështu që është më e lehtë që të futen zgjidhje, që të jenë zgjidhje digjitale. Kjo është arsyeja pse jemi optimist për të ardhmen dhe unë mbetem tragjikisht optimist për të mirën”, theksoi ai. /atsh

Related posts

Osmani ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Erdoganit si president i Turqisë

admin

Protestat pro Palestinës në SHBA: Universiteti i Kalifornisë Jugore anulon ceremoninë e diplomimit

rezart morina

Turqia shpëton 55 emigrantë të parregullt në Detin Egje

admin