RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Australia siguron 450 mijë doza të vaksinës kundër lisë së majmunit

australia-siguron-450-mije-doza-te-vaksines-kunder-lise-se-majmunit

Ministri i Shëndetësisë, Butler tha se kanë blerë vaksinat më të mira në botë kundër lisë së majmunit të gjeneratës së tretë

Australia ka siguruar 450 mijë doza të vaksinës kundër lisë së majmunit, pas rritjes së rasteve në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë, Mark Butler lidhur me çështjen shkroi në Twitter se kanë blerë vaksinat më të mira në botë kundër lisë së majmunit të gjeneratës së tretë dhe se “janë një nga vendet e pakta që furnizojnë vaksina në tregun mjaft konkurrues të vaksinave”.

Pjesa e parë prej 22 mijë doza të vaksinave të lisë së majmunit do të arrijnë brenda disa ditësh në Australi ndërsa dozat tjera brenda vitit dhe në vitin 2023.

Deri më tani në Australi janë zbuluar 53 raste të lisë së majmunit.

Më 23 korrik, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli shpërthimin e lisë së majmunit një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.

Në deklaratën e OBSH-së më 27 korrik thuhet se në 78 vende janë konfirmuar mbi 18 mijë raste, prej të cilëve 70 për qind janë në rajonin e Evropës ndërsa 25 për qind në rajonin amerikan. /aa

Related posts

Hytbe kushtuar 28 Nëntorit në të gjitha xhamitë e Kosovës

RTI

Vuçiqi: Po kërkohet të mos e kundërshtojmë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Muhamet Ramadani

Mjekët specialistë që punojnë vetëm në sektorin publik mund të marrin deri në 1800 euro pagë

admin