RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Austri, votuesit shkojnë drejt qendrave të votimit për të zgjedhur qeverinë e re

austri,-votuesit-shkojne-drejt-qendrave-te-votimit-per-te-zgjedhur-qeverine-e-re

Votuesit në Austri gjatë ditës po hedhin votat e tyre për të zgjedhur qeverinë e re të vendit, transmeton Anadolu.

Vendvotimet janë të hapura deri në orën 17:00 me orën lokale, me 6.4 milionë votues me të drejtë vote në një popullsi prej nëntë milionësh të vendosur për të zgjedhur 183 anëtarë të ri të parlamentit.

Nëntë parti dhe tre formacione politike konkurrojnë në zgjedhje, me një prag elektoral prej 4 për qind.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se Partia e Lirisë Austriake e ekstremit të djathtë (FPO) kryeson me 27 për qind, e ndjekur nga Partia Popullore Austriake (OVP) e qendrës së djathtë me 25 për qind, dhe Partia Social Demokratike (SPO) me 21 për qind.

Partia e Gjelbër dhe NEOS liberale pritet të sigurojnë secila nga 9 për qind.

Nëse FPO fiton, do të jetë hera e parë që një parti e ekstremit të djathtë siguron pozicionin kryesor në zgjedhjet kombëtare të Austrisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Related posts

Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Peru

admin

Ushtarët izraelitë vrasin një vajzë palestineze 16-vjeçe në Bregun Perëndimor

admin

Sekuestrohen 3 tonë kokainë në Kolumbi me vlerë tregu mbi 113 milionë dollarë

admin