RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Austria kundër zgjerimit të marrëveshjes së Shengenit

austria-kunder-zgjerimit-te-marreveshjes-se-shengenit

Ministria e Brendshme austriake njoftoi qëndrimin e vendit të saj kundër heqjes së kontrolleve në kufijtë e vendeve anëtare të BE-së, Bullgarisë, Kroacisë dhe Rumanisë, sipas gazetës së përditshme “Kurier”.

Këtë javë, komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson propozoi që të tre vendet të përfshiheshin në zonën evropiane të Shengenit pa viza, e cila nuk ka kontrolle kufitare.

“Është një kohë e papërshtatshme për të votuar për zgjerimin tani, kur sistemi i kufirit të jashtëm nuk funksionon”, tha ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner.

Aktualisht, Austria po përballet me rritje të numrit të refugjatëve që kanë kaluar nëpër shtete të tjera të BE-së përgjatë të ashtuquajturës rrugë ballkanike për të hyrë në vend.

Sipas Ministrisë së Brendshme, që nga fillimi i vitit, në kufirin austriak kanë mbërritur mbi 90 000 refugjatë. Prej tyre, 75 000 nuk ishin regjistruar më parë në asnjë vend tjetër të BE-së.

Votimi për pranimin në Shengen të tre vendeve është planifikuar më 8 dhjetor. Vendimi kërkon unanimitet.

Zona Shengen prej 26 anëtarësh pezullon kryesisht kontrollet kufitare midis anëtarëve të saj dhe i lejon njerëzit të udhëtojnë, punojnë dhe jetojnë në një vend tjetër pa viza ose leje.

Bullgaria, Rumania, Kroacia, Republika e Irlandës dhe Qipro janë të vetmet vende të BE-së që nuk janë pjesë e zonës Shengen, ndërsa shtetet joanëtare të BE-së Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni janë anëtarë. /atsh

Related posts

Aktakuzë ndaj 18 personave – 11 prej tyre zyrtarë, dëmtuan shtetin me 100 mijë euro

RTI

Zgjedhje në Mbretërinë e Bashkuar/ Kryeministri Rishi Sunak mund të humbasë, laburisti Keir Starmer në avantazh! Ja çfarë tregojnë sondazhet paraprake

admin

Rifat Latifi jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë

admin