Ekipi i Tëvë1 që po raporton nga fshati Banjskë e Zveçanit ka bërë të ditur se në atë pjesë janë duke qarkulluar autoblindat e KFOR-it.
Gjithashtu është parë se këtë pjesë është duke e monitoruar edhe një helikopter.
Ndërsa që qarkullimi për mjete tjera apo banorë vazhdon të jetë i bllokuar.
Ndryshe, Policia e Kosovës sot e ka larguar nga Banjska edhe auto-blindën e dytë të grupit terrorist.
Kjo blindë ishte gjetur në dalje të zonës malore të Banjskës, brenda saj është gjetur armatim dhe uniforma.
Në këtë fshat të dielën një grup i armatosur serb kreu sulm terrorist, ku si pasojë një polic i Kosovës mbeti i vrarë./