RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Autobusi i aksidentuar në Vragoli po barte nxënës nga Presheva

autobusi-i-aksidentuar-ne-vragoli-po-barte-nxenes-nga-presheva

Autobusi i cili është aksidentuar në fshatin Vragoli ishte duke bartur nxënës nga Presheva për një ekskursion në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi në Facebook, ku tha se të gjithë maturantët janë mirë dhe ka vetëm dëme materiale.

“Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit”, tha Arifi.

Ndryshe, rreth 30 persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se në aksident ishin të përfshirë një autobus, një kamion dhe një veturë.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Si pasojë e aksidentit janë rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.

Related posts

Osmani takon homologen, Myriam Spiteri Debono: Malta është një vend mik i Kosovës

admin

Temperatura nën zero dhe stuhi dëbore, Kosova në alarm për motin e keq, autoritetet thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes në drejtimin e mjeteve!

admin

Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria del me detaje

admin