Autopsia ndaj trupit të Faton Hajrizit në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës pritet të nisë sot.
Siç ka mësuar Tëvë1, kjo do të bëhet nga ora 13:30.
Në objektin e IML-së prezentë ka qenë edhe nëna e Faton Hajrizit dhe avokati i angazhuar për kthimin e trupit të tij nga Serbia, Arianit Koci.
Ata nuk kanë pranuar të deklarohet për media, pas daljes nga objekti.
Trupi i Faton Hajrizit është kthyer në mesnatë në Kosovë, pas përfundimit të identifikimit përmes pështymës së nënës së tij, se trupi i të vrarit në Lloznicë është i Faton Hajrizit.
Hajrizi ishte vrarë më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë, pasi dy ditë më parë kishte vrarë një polic serb dhe kishte plagosur një tjetër.
Sipas autoritete serbe ai nuk kishte pranuar të dorëzohej pasi ishte rrethuar në një objekt të braktisur në këtë qytet dhe se kishte gjuajtur me armë në drejtim të policëve serbë.
Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonices në Kosovë.