RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Autoritetet e Nigerit ia ndërprenë energjinë dhe ujin Ambasadës Franceze

autoritetet-e-nigerit-ia-nderprene-energjine-dhe-ujin-ambasades-franceze

Administrata ushtarake e Nigerit ia ka ndërprerë ujin dhe energjinë elektrike Ambasadës Franceze në kryeqytetin Niamey, si dhe nuk ka lejuar dërgesat e ushqimit, transmeton Anadolu.

Siç njoftuan dje raportime të shumta dhe postime në rrjetet sociale, udhëheqësia ushtarake e vendit gjithashtu ka ndërmarrë veprime të ngjashme edhe në konsullatën franceze në Zinder.

Presidenti i Komitetit Kombëtar Mbështetës për Mbrojtjen e Vendit (CNSP), Elh Issa Hassoumi Boureima, u ka kërkuar të gjithë partnerëve të bazave franceze në Niger që të pezullojnë të gjitha furnizimet me ujë dhe energji elektrike dhe produktet ushqimore, thuhet në raportet.

Për më tepër, çdo partner që vazhdon të ndihmojë francezët në procesin e furnizimit të mallrave dhe shërbimeve do të konsiderohet “armik i popullit sovran”, thuhet më tej.

Raportet vijnë pas skadimit të afatit dy-ditor të dielen, të cilën administrata ushtarake i dha ambasadorit francez që të largohet nga vendi.

Mes tensioneve që janë rritur në javët pas përmbysjes së presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike të kombit të Afrikës Perëndimore, Mohamed Bazoum, Ministria e Jashtme e administratës i dha ambasadorit Sylvain Itte 48 orë që të “largohet nga territori i Nigerit”.

Nigeri është zhytur në trazira më 26 korrik kur gjenerali Abdourahamane Tchiani, ish-komandant i gardës presidenciale, drejtoi fushatën ushtarake që rrëzoi presidentin Bazoum.

Franca nisi një operacion në fillim të këtij muaji për të evakuuar qytetarët e saj si dhe shtetas të tjerë nga Niamey.

Related posts

Adriana Matoshi deklaron të ardhurat, sa është pasuria e deputetes

admin

VIDEO/ Hapet bodrumi legjendar me koleksionin e Stalinit prej 40 mijë verërash në Gjeorgji, do të dalin në ankand! Mes tyre shishe të Car Aleksandrit e Nikollës

admin

Irani “shënjestron me dronë” Ministrinë e Sigurisë së Brendshme të Izraelit në Kuds

admin