RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Autoritetet izraelite ndalojnë ministrin palestinez për Çështjet e Kudsit pranë Al-Aksas

autoritetet-izraelite-ndalojne-ministrin-palestinez-per-ceshtjet-e-kudsit-prane-al-aksas

Autoritetet izraelite kanë ndaluar ministrin palestinez për Çështjet e Kudsit, Ashraf al-Aawar, ndërsa ai po merrte pjesë në një tubim familjar pranë Xhamisë Al-Aksa në Kuds, transmeton Anadolu.

Guvernatorati i Kudsit tha se al-Aawar po merrte pjesë në një tubim mortor të familjes së tij në lagjen Silëan kur u arrestua, por nuk u dhanë detaje të tjera.

Arrestimi i raportuar vjen një javë pasi al-Aawar u ndalua përkohësisht nga autoritetet izraelite në shtëpinë e tij në Silwan.

Pasi u mbajt për disa orë, ai u lirua pa iu dhënë ndonjë arsye për ndalimin.

Vitin e kaluar, autoritetet izraelite i ndaluan al-Aawarit hyrjen në Bregun Perëndimor të pushtuar për gjashtë muaj, periudhë që më pas u zgjat.

Related posts

Shefi i policisë skoceze pranon se brenda tyre ka “racizëm institucional”

admin

Deputetët e PDK-së për të pestën ditë para Qeverisë, iu bashkohen edhe prodhuesit vendorë

Hevzi

Ga’zetari pa’lestinez u v’ra në su’lmin iz’raelit në Ga’za

Muhamet Ramadani