RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Autoriteti Palestinez përshëndet rezolutën e OKB-së për Gazën

autoriteti-palestinez-pershendet-rezoluten-e-okb-se-per-gazen

Autoriteti Palestinez (AP) ka mirëpritur rezolutën e miratuar nga SHBA në Këshillin e Sigurimit për Gazën, duke e cilësuar atë si një hap që garanton armëpushim të përhershëm, ndihmë humanitare të pakufizuar dhe të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje dhe krijimin e shtetit të pavarur.

Në deklaratën e transmetuar nga agjencia Wafa, AP shprehu gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me administratën amerikane dhe OKB-në për zbatimin e rezolutës, me synimin për t’i dhënë fund vuajtjeve në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Reagimi i AP vjen ndërkohë që Hamas-i e ka kritikuar ashpër rezolutën, duke thënë se ajo nuk i plotëson kërkesat palestineze dhe se vendosja e një force ndërkombëtare për çarmatim të grupeve rezistuese cenon neutralitetin dhe favorizon Izraelin. /mesazhi

Related posts

Historia tragjike e Denise Garofalo-s në përballje me mafian itaiane

admin

Stafi dhe autokolona e OKB-së ndalohen e më pas lirohen nga fo’rcat iz’raelite në Ga’za

Muhamet Ramadani

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

admin