Avioni i parë luftarak pa pilot i Turqisë “Bayraktar Kızılelma” i zhvilluar nga kompania Baykar me burimet e saj në mënyrë kombëtare dhe unike realizoi me sukses fluturimin e tij të parë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Baykar thuhet se me përfundimin e testeve të nevojshme para fluturimit të parë në Qendrën Trajnuese dhe Testuese të Fluturimeve Akıncı në zonën Çorlu në qytetin Tekirdağ, “Bayraktar Kızılelma” u ngrit në ajër në orën 14:59 dhe kreu ulje në orën 15:17 duke realizuar me sukses fluturimin e parë të tij. Fluturimi i parë i “Bayraktar Kızılelma” që zgjati për 18 minuta, hapi perden e një epoke të re në historinë e aviacionit turk.
Projekti për “Bayraktar Kızılelma” i cili është kryer me kapital 100 për qind të kompanisë Baykar, filloi në vitin 2021. “Bayraktar Kızılelma” doli nga linja e prodhimit më 14 nëntor 2022 me numrin në bisht TC-ÖZB dhe u transferua në Qendrën Trajnuese dhe Testuese të Fluturimeve Akıncı në zonën Çorlu. Pas testimeve këtu për rreth një muaj, fluturimi i parë u krye në kohë rekord prej rreth një vit nga që nga fillimi i projektit.
– “Kızılelma, simbol i rilindjes së qytetërimit tonë në teknologji”
Kreu i Bordit drejtues dhe lideri i teknologjisë së kompanisë Baykar, Selçuk Bayraktar në një fjalim për ekipin e kompanisë Baykar pas fluturimit të parë tha se “Kjo ka qenë ëndrra jonë që nga dita kur filluam përpjekjet 20 vite më parë. Këtë rrugë të cilën e nisëm në vitin 2004 me minidronin Bayraktar ka arritur deri në Bayraktar Kızılelma. Në po të njëjtën kohë në vitin 2019 ngritëm në fluturim për herë të parë Bayraktar Akıncı. Dhe tre vite pas Akıncı, Bayraktar Kızılelma përfundoi me sukses fluturimin e parë për të plotësuar aventurën tonë të ndërprerë në aviacion dhe për të realizuar ëndrrën tonë 20 vjeçare. Kızılelma paraqet të ardhmen e botës në aviacion dhe tashmë ne do të jemi jo ndjekës por formues të lojës duke drejtuar historinë”.
Ai theksoi se Kızılelma është një objektiv që largohet teksa afrohesh.
“Do të punojmë pa ndaluar për objektivat e mëtejshme. Kızılelma është simbol i rilindjes së qytetërimit tonë në teknologji. Vetëbesimi që kemi fituar këtu do të paraqesë suksese të mëdha për vendin tonë edhe në teknologjitë civile. Edhe pse ka përpjekje për pengesë ne nuk do të kthehemi kurrë nga rruga jonë dhe do të punojmë pa ndaluar deri kur qiejt tanë të jenë të pavarur plotësisht. Falënderoj të gjithë kolegët e punës dhe familjet e tyre. Përkujtoj dhe uroj të jenë të mëshiruar veçanërisht babain tim Özdemir Bayraktar dhe të gjithë kolegët tanë që kemi humbur në këtë rrugë”, tha Bayraktar duke shtuar:
“Jam shumë i sigurt se babai im do të ishte shumë i lumtur nëse do ta kishte parë këtë ditë. Dua të kujtoj me mirësi edhe nënën time Canan Bayraktar. U jam mirënjohës presidentit tonë dhe zyrtarëve tjerë shtetërorë që na kanë mbështetur gjithmonë. Falënderoj ministrinë tonë të mbrojtjes, forcat tona të armatosura turke, kryesinë e industrisë së mbrojtjes dhe të gjitha institucionet që kanë punuar me ne dhe kanë qenë pranë nesh në këtë rrugë. Shpreh falënderimet e mia edhe për popullin tonë, lutjet e të cilit nuk kanë munguar për ne”.
Ndërsa në një postim nga llogaria e tij në Twitter lidhur me çështjen, Bayraktar tha: “Nuk mundëm ta mbanim më dot në tokë, fluturoi. Falënderojmë Krijuesin tonë. Ëndrra jonë 20 vjeçare në aventurën e dronit kombëtar sot u bë realitet. ‘Bayraktar Kızılelma’ avioni i parë luftarak pa pilot i Turqisë, realizoi fluturimin e parë. Uroj të jetë në dobi të atdheut tonë, popullit tonë dhe për të gjitha gjeografitë mike dhe vëllazërore”.
Drejtori i përgjithshëm i Baykar, Haluk Bayraktar tha: “Një moment historik për historinë e aviacionit të vendit tonë. Kemi përfunduar në një kohë rekord për gati një vit fluturimin tonë të parë në projektin Kızılelma i cili filloi në vitin 2021 me kapital 100 për qind të Baykar. Uroj të jetë i dobishëm për atdheun dhe popullin tonë dhe për të gjithë gjeografitë, zemrat e të cilave rrahin bashkë me Turqinë”.
– Do të ndryshojë balancat në fushën e betejës
“Bayraktar Kızılelma” me aftësinë për ulje dhe ngritje kryesisht nga anije me pista të shkurtra do të jetë platformë që do të realizojë revolucion në fushën e betejës. I zhvilluar me aftësinë për ulje dhe ngritje nga anije me pista të shkurtra si anija TCG Anadolu që Turqia ka ndërtuar dhe e cila aktualisht kryen testimet e lundrimit, “Bayraktar Kızılelma” falë kësaj aftësie do të ndërmarrë role të rëndësishme në misionet jashtë vendit. Me këtë aftësi do të luajë rol strategjik në mbrojtjen e Atdheut të Kaltër (Mavi Vatan).
Falë gjurmimit të ulët nga radari që do të arrijë nga dizajni i tij, “Bayraktar Kızılelma” do të kryejë me sukses detyrat më të vështira. Avioni i parë luftarak pa pilot i Turqisë, i cili synohet të ketë një peshë ngritjeje prej 6 tonësh, do të përdorë të gjitha municionet e zhvilluara në nivel kombëtar dhe do të jetë një shumëfishues i fuqisë së madhe me një kapacitet për të mbajtur ngarkese të planifikuar prej 1.500 kilogramësh. Avioni luftarak pa pilot do të ketë ndërgjegjësim të lartë për situatën me radarin kombëtar AESA.
Ndryshe nga mjetet ajrore pa pilot, “Bayraktar Kızılelma” me manovrat agresive mund të kryejë luftime ajër-ajër si avionët luftarakë të drejtuar nga pilotë si dhe do të sigurojë efektivitet kundër objektivave ajrore me municionet ajër-ajër vendase. Me këto aftësi do të ndryshojë balancat në fushën e betejës. Do të ketë efekt shumëfishues në detyrat parandaluese të Turqisë.
Baykar, që nga dita kur ka filluar zhvillimin e mjeteve ajrore pa pilot e deri më sot ka siguruar 75 për qind të të ardhurave totale nga eksportet. Në vitin 2021 Baykar u njoftua si lider i eksportit në sektorin e mbrojtjes dhe aviacionit nga Asambleja e Eksportuesve të Turqisë dhe në vitin 2022 ai ka kryer mbi 1 miliard dollarë eksporte ndaj 18 vendeve të ndryshme. Gjithashtu 98 për qind të marrëveshjeve që Baykar nënshkroi në vitin 2022 e përbëjnë marrëveshjet e eksporteve. Në vitin 2022 Baykar nënshkroi marrëveshje eksporti me 26 vende për dronin Bayraktar TB2 (SİHA-dron me armë) dhe me 5 vende për dronin Bayraktar AKINCI (TİHA-sulmues me armë).
Daha fazla yerde tutamadık uçtu!
Rabbimize şükürler olsun…#KIZILELMAWe could not keep it anymore on the ground. It flew! Thanks to our Lord. pic.twitter.com/kfQAoKzrKz
— Selçuk Bayraktar (@Selcuk) December 14, 2022