RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dendias: Greqia është partneri më i afërt i Maqedonisë së Veriut në rajon

dendias:-greqia-eshte-partneri-me-i-afert-i-maqedonise-se-veriut-ne-rajon

Gjithmonë mund të mbështeteni në miqësinë tonë dhe gjithmonë mund të mbështeteni në mbështetjen tonë, tha shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve paraqesin shembull real të fqinjësisë së mirë dhe se si të ndërtohet një partneritet stabil dhe afatgjatë, i bazuar në besimin dhe respektin reciprok, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Dendias dhe Osmani u takuan sot në MPJ të Greqisë, takim ku u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe në të gjitha fushat, u trajtuan edhe mundësitë për thellim të mëtejshëm, si dhe u shpreh edhe një herë mbështetja greke për BE-në – perspektiva e vendit tonë.

“Dua të shpreh mirënjohjen time për mbështetjen e Greqisë për integrimet tona evropiane, e cila presim të vazhdojë gjatë negociatave me BE-në dhe përmes vendimeve në organet evropiane, si dhe përmes shkëmbimit të përvojave”, tha Osmani.

“Konferenca politike ndërqeveritare dërgoi një mesazh të qartë, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për perspektivën evropiane të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor. Dhe ne besojmë plotësisht dhe përpiqemi që e ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimor të jetë në Bashkimin Evropian”, tha Dendias dhe shtoi se aspiratat revizioniste nuk lejohen në Ballkanin Perëndimor.

Shefi i diplomacisë greke theksoi se “Greqia është partneri më i afërt i Maqedonisë së Veriut në rajon pa agjenda të fshehura”, ndërsa Osmani theksoi se “ne kemi një marrëveshje të partneritetit strategjik, Marrëveshjen e Prespës, zbatimi konsekuent i së cilës është bazë për bashkëpunim të mëtejshëm dhe forcim i mëtejshëm i marrëdhënieve tona të ngushta”.

“Marrëdhëniet e mira politike mes dy vendeve krijuan edhe kushte të reja për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, shkëmbimi i përgjithshëm tregtar mes dy vendeve u rrit me gati 100 për qind. Në vitin 2019 kemi pasur një hendek tregtar prej 840 milionë eurosh, këtë vit parashikohet që tregtia të kalojë 1.6 miliardë euro. Sigurisht që janë rezultate të shkëlqyera, por jam i bindur se mund të shkojmë edhe më tej”, tha Osmani, ndërsa përmendi edhe investimet direkte greke në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë mbi gjysmë miliardë euro.

Dendias tha se është biseduar për bashkëpunimin dypalësh në energjetikë, ekonomi, mbrojtje, lidhje, si dhe për “rëndësinë strategjike të ndërlidhësit” ndërmjet dy vendeve, por edhe për bashkëpunimin ushtarak, ndërsa e përgëzoi Osmanin për përafrimin me politikat evropiane të sigurisë.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe kryesimi i ardhshëm i OSBE-së me Maqedoninë e Veriut, për të cilën Dendias e uroi Osmanin, i uroi sukses, por gjithashtu shprehu bindjen se do të jetë e suksesshme dhe se “Maqedonia e Veriut do të bëjë më të mirën që mundet”, paralelisht duke përsëritur mbështetjen greke.

“Dua të them publikisht se do t’ju mbështesim plotësisht”, tha Dendias.

Osmani e theksoi rëndësinë e rolit të OSBE-së për paqen dhe stabilitetin.

“Duke marrë parasysh rrethanat aktuale, ne po marrim një sfidë të madhe me kryesimin e OSBE-së në vitin 2023, duke mbrojtur parimet dhe obligimet e OSBE-së për sigurinë dhe çështjet e sigurisë”, tha Osmani, duke shtuar se nevojitet mbështetje nga të gjithë anëtarët, nga të gjithë partnerët për të forcuar rolin e OSBE-së në garantimin e paqes dhe stabilitetit

Duke folur për rajonin, ai tha se Serbia dhe Kosova po përballen me sfida të vështira, por theksoi se jo vetëm rajoni, por edhe Evropa po kalon krizën më të rëndë ndonjëherë.

Në deklaratat pas takimit, dy ministrat folën edhe për pushtimin rus në Ukrainë, Dendias përmendi edhe marrëdhëniet e Greqisë me Egjiptin dhe Turqinë, duke thënë se gjatë drekës do ta informojë Osmanin për retorikën turke në detin Egje dhe në Mesdheun Lindor.

Shefi i diplomacisë greke theksoi se ky është takimi i tretë dypalësh me Osmanin në shtatë muajt e fundit, ndërsa pas deklaratave për media, të dy ministrat kanë vazhduar bisedimet në një drekë pune.

Shefi i diplomacisë Osmani, nga MPJ-ja greke, sot pasdite do të shkojë në Ministrinë e Mjedisit dhe Energjisë të Greqisë, ku do të takohet me ministrin Kostas Skrekas. /shenja

Related posts

Lufta në Gaza, gjenden 381 trupa të pajetë pranë spitalit Al-Shifa

rezart morina

Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Pakistan

admin

Trump fillon “pastrimin” e rrugës për zgjedhjet presidenciale

rezart morina