RTV AHIRETI
Uncategorized

Avioni me destinacion Prishtinën pëson defekt gjatë ngritjes në Basel –

avioni-me-destinacion-prishtinen-peson-defekt-gjate-ngritjes-ne-basel-–

Një avion i kompanisë GP Aviation, i planifikuar të fluturonte nga Baseli drejt Prishtinës, ka ndërprerë ngritjen për shkak të problemeve teknike, duke mbetur në pistën e EuroAirport Basel. Të dhënat e fluturimit konfirmojnë se bëhej fjalë për një Boeing 737-400 të GP Aviation.

Pas incidentit, pista u bllokua përkohësisht dhe trafiku ajror u përball me vonesa dhe anulime, ndërsa disa fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera, njofton albinfo.

Të gjithë pasagjerët e avionit u kthyen në terminal me autobus dhe, sipas raportimeve, nuk pati të lënduar. Shkak i mundshëm i problemit raportohet të kenë qenë frenat e mbinxehura pas ndërprerjes së ngritjes, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.





Related posts

SWE Recognizes Mental Health Awareness Month

Helmohen rreth 2 mijë nxënës dhe mësues nga ushqimet falas në shkollat e Indonezisë –

Kushtrim Guraj

Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?

Kushtrim Guraj