RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Avokatët algjerianë paraqesin “kallëzim penal” në GJNP për veprimet e Izraelit në Gaza

avokatet-algjeriane-paraqesin-“kallezim-penal”-ne-gjnp-per-veprimet-e-izraelit-ne-gaza

Unioni i Organizatave të Avokatisë në Algjeri njoftoi se ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) kundër zyrtarëve izraelitë të cilët “kryejnë krimin e gjenocidit kundër popullit të Palestinës”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Unioni thuhet se “Të premten kallëzimi i parë penal kundër atyre që kryejnë krimin e gjenocidit ndaj popullit palestinez iu paraqit Zyrës së Kryeprokurorit në qendrën e përgjithshme të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë”.

Më tej në deklaratë bëhet e ditur se kallëzimi penal, i cili u thuhet se është bërë në kuadër të zbatimit të rekomandimeve të simpoziumit të titulluar “Drejtësi për popullin palestinez” në Algjeri, krahas Sindikatës së avokatëve algjerianë dhe gjyqtarëve algjerianë, është nënshkruar edhe nga sindikatat dhe shoqatat e avokatëve të Palestinës, Jordanisë, Tunizisë dhe Mauritanisë.

Në deklaratën e Sindikatës thuhet se kallëzimi penal për krimet e gjenocidit krahas një sërë dokumentesh të mbledhura, përfshirë një numër të madh fotografish dhe videosh të dokumentuara që vërtetojnë të gjitha këto krime, bazohet në një grup dokumentesh zyrtare të publikuara nga institucionet e OKB-së dhe organizatat ndërkombëtare të cilat njihen me paanshmërinë dhe drejtësinë e tyre.

Theksohet se kallëzimi penal bazohet edhe në vendimin “historik” të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), të publikuar më 26 janar, i cili “pranon praninë e provave të mjaftueshme që tregojnë se në territoret nën pushtim janë kryer krimet e gjenocidit”.

Në deklaratë thuhet se së bashku me organizatat e avokatëve që kanë nënshkruar kallëzimin penal është formuar një ekip ndërkombëtar për të ndjekur krimet që Izraeli vazhdon të kryejë në Gaza dhe u bëhet thirrje të gjithë avokatëve dhe organizatave në botë që me qëllim për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe të gjithë njerëzinë, t‘i bashkohen “koalicionit ndërkombëtar” për të ndjekur dhe ndëshkuar ata që janë përfshirë në ngjarje.

– “Padia për gjenocid” e paraqitur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në GJND

Më 29 dhjetor 2023 Republika e Afrikës së Jugut ngriti padi në GJND-së me arsyetimin se Izraeli ka shkelur Konventën e OKB-së të vitit 1948 për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Gjenocidit.

Për shkak të urgjencës së situatës, Afrika e Jugut kërkoi nga GJND-ja marrjen e një vendimi për urdhër të masës paraprake dhe seancat dëgjimore lidhur me kërkesat për masat paraprake u mbajtën në Pallatin e Paqes në Hagë më 11-12 janar.

Në vendimet për masat të shpallura më 26 janar, gjykata vendosi që Izraeli bashkë me të gjitha masat e mundshme për mos kryerjen e akteve të përcaktuara në nenin 2 të Konventës së Gjenocidit, të marrë menjëherë masat që do të pengojnë ushtrinë e tij të kryejë aktet në nenin në fjalë.

GJND vendosi që të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për të parandaluar, penguar dhe ndëshkuar ata që bëjnë thirrje për gjenocid kundër palestinezëve në Gaza dhe kërkoi që Izraeli të marrë masa efektive dhe urgjente që bëjnë të mundur sigurimin e shërbimeve dhe ndihmës humanitare bazë të nevojshme për të eliminuar kushtet negative të jetesës me të cilat përballen palestinezët si dhe të paraqesë raport në gjykatë për të gjitha masat e marra brenda një muaji nga hyrja në fuqi e vendimit.

Related posts

Turqi: Më shumë se 550,000 sirianë u kthyen në zonat e pastruara nga terrorizmi

rezart morina

Danimarkë, përçarje midis koalicionit qeverisës për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve nga kampi sirian

rezart morina

Osmani sot takon përfaqësuesit e OVL të UÇK-së

rezart morina