RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani sot takon përfaqësuesit e OVL të UÇK-së

osmani-sot-takon-perfaqesuesit-e-ovl-te-uck-se

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e OVL të UÇK-së.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencën e Kosovës.

“Presidentja Osmani do t’i takojë sot përfaqësuesit e OVL-të UÇK-së”, tha Kupina.

Ndryshe ky takim është kërkuar nga veteranët e UÇK-së, pasi sipas tyre, janë lënë jashtë kategorisë në Ligjin për pagën minimale.

Kurse, shoqëria civile së bashku me Organizatën e Veteranëve të Luftës dhe disa parti politike protestuan gjatë së shtunës së kaluar para ndërtesës së Qeverisë, rreth këtyre pakënaqësive.

Related posts

Kremlini: Dërgimi i avionëve F-16 në Ukrainë nuk do ta ndryshojë situatën në fushën e betejës

admin

Shefi i OBSH-së përshëndet armëpushimin e arritur në Sudan

Muhamet Ramadani

10.5 milionë fëmijë humbën prindërit për shkak të COVID-19

admin