RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Avokati i familjes Osmani kërkon burgim të përjetshëm ndaj Krivaqës e Sejdiut

avokati-i-familjes-osmani-kerkon-burgim-te-perjetshem-ndaj-krivaqes-e-sejdiut

Të martën është zhvilluar seanca gjyqësore për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit. Avokati i familjes Osmani, Gazmend Rexhepi, ka kërkuar burg të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut.

Të martën ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arber Sejdiut, që akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.

Ky shqyrtim gjyqësor është destinuar për fjalën përfundimtare.

I pari ka folur prokurori i rastit, Valdet Avdiu, i cili ka bërë një përmbledhje nga seancat e kaluara, dëshmitarët dhe provat.

Pas tij, fjalën përfundimtare e pati avokati i familjes Osmani, Gazmend Rexhepi, i cili ka thënë se të akuzuarit Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu të dënohen me burgim të përjetshëm.

Rexhepi ka thënë se deklaratat e Sejdiut nuk përputhen me provat e gjetura në vendin e ngjarjes ku u vra dhe u dhunua Marigona Osmani.

Avokati theksoi se në video-incizimet e siguruara pamjet janë të tmerrshme.

“E përkrahu fjalën përfundimtare të prokurorit, dhe mendoj se ky rast është sqaruar mjaftueshëm. Në kuptimin e provave, dëshmitarëve, raporteve të mjekësisë ligjore. Në fjalën hyrëse Krivaqa ka deklaru, se nuk jam i pafajshëm, po jo bash krejt qysh po thotë prokurori. E pastaj me administrimin e provave e kemi pa se jo qysh po thotë prokurori po edhe ma keq edhe ma e vrazhdë, edhe ma e rëndë se që po thotë prokurori. Ne video incizim ka dalë shumë ma tmerr. Nuk përputhen deklaratat e Sejdiut me provat e gjetura. Ai thoshte kemi pi kokainë, aty është gjetur [tavadoll]. Tu i pa lëndimet e viktimës sipas raporteve, aty ka qenë vrasje mizore. Besoj se janë plotësuar kushtet që të akuzuarit të shpallën fajtorë dhe të dënohen siç e parasheh ligji me dënim kapital, të përjetshëm”, tha ai.

Related posts

Gjendet i vdekur në veturë 28-vjeçari në Prishtinë, dyshohet se bëri vetëvrasje

rezart morina

Mbi 4 mijë aksidente në tre muajt e fundit, 23 persona humbën jetën

admin

Hamasi u paraqet ndërmjetësuesve propozimin për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza

RTI