RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendet i vdekur në veturë 28-vjeçari në Prishtinë, dyshohet se bëri vetëvrasje

gjendet-i-vdekur-ne-veture-28-vjecari-ne-prishtine,-dyshohet-se-beri-vetevrasje

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një veturë mbrëmjen e sotme në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci bën të ditur për teve1.info se sipas dyshimeve të para bëhet fjalë për vetëvrasje.

“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç. Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaroi ai.

Borovci theksoi se aktualisht Policia në koordinim me prokurorin e Shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.

Related posts

Fluksi i pritjeve në pikën kufitare të Merdarës deri në 4 orë

admin

Maqedonia e Veriut uron Bosnjë e Hercegovinën për Ditën e Shtetësisë

Muhamet Ramadani

Gjyqi në Hagë/ Mbrojtja e Hashim Thaçit: Shpallja fajtor e ish-presidentit të Kosovës do të ishte padrejtësi historike

admin