RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Avokati Stojkoviq bën homazhe te varri i Blerina Jasharit në Prekaz

avokati-stojkoviq-ben-homazhe-te-varri-i-blerina-jasharit-ne-prekaz

Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikola Sanduloviq, ka bërë sot homazhe te varrezat në Kompleksin Memorial ”Adem Jashari”.

Stajkoviq ka vendosur lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Prekaz.

Stojkoviq e paralajmëroi një ditë më herët se do të shkojë të vendosë lule te varri i 7-vjeçares e cila u vra krah anëtarëve të tjerë të familjes Jashari në vitin 1998.

Ndryshe, Stojkoviq kishte postuar dokumentin që dëshmon akuzën ndaj politikanit serb, Nikola Sanduloviqit.

Sipas Stojkoviq, politikani Sanduloviqi është rrahur për shkak se postoi një video në platformën “X”, ku shihej duke vënë lule te varrezat e familjes Jashari në Prekaz dhe për faktin se kishte kërkuar falje për krimet serbe në Kosovë.

“Këtu mund të shihni vendimin/urdhrin e Prokurorit të Lartë Publik nga Nishi për të arrestuar Nikola Sanduloviqin për: ‘Postimin e tij në rrjetin social X ku vendosi lule në varret e shqiptarëve në Kosovë’”, shkroi në një postim tjetër avokati Stojanoviq. Ata po e marrin Nikolan sepse vendosi lule në varret e shqiptarëve. Është kjo një akuzë zyrtare dhe formale kundër tij. Më lejoni të përsëris: akuza zyrtare dhe formale është se ai ‘përhapi urrejtje ndaj serbëve duke vendosur lule në varrezat e shqiptarëve dhe kërkoi falje nga shqiptarët për krimet e kryera”, kishte deklaruar Stojkoviq./

Related posts

Vdekja e vëllait të kryetarit të komunës së Istogut, mijëra qytetarë e përcjellin në banesën e fundit

admin

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka “dilema”

admin

Trump lëshon paralajmërime të reja: Koha po mbaron për Iranin! Më mirë të lëvizin shpejt, nuk do mbetet asgjë prej tyre

admin