Dje 10 familje të përbëra nga 58 persona u vendosën në shtëpitë e tyre në fshatin Ağali, i cili u rindërtua nga shteti i Azerbajxhanit me konceptin e “fshatit modern”
Në zonat e çliruara nga okupimi armen në Azerbajxhan popullata filloi të kthehet në vendet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Migrimi i parë u bë në kuadër të programit, të cilin presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev e cilësoi si “kthimi i madh” dhe që synon të kthejë qindra mijëra njerëz që u detyruan të largohen nga tokat e tyre për shkak të okupimit armen vite më parë.
Rikthimi i parë u bë në fshatin Ağali të provincës Zangilan, i cili është në rrugën e korridorit Zangezur. Dje 10 familje të përbëra nga 58 persona u vendosën në shtëpitë e tyre në fshatin Ağali, i cili u rindërtua nga shteti i Azerbajxhanit me konceptin e “fshatit modern”.
Brenda javës 31 familje të tjera pritet të shpërngulen në Ağali. Në fazën e parë do të vendosen 41 familje në Ağalı ndërsa do të punësohen të gjithë të rriturit e këtyre familjeve.
Në Ağali, një vendbanim i hapur pas pushtimit, u ndërtuan 200 shtëpi duke përdorur burime alternative të energjisë, ngrohje ekologjike dhe sisteme ndriçimi inteligjent. Në fshat ka shkollë për 360 persona, kopsht për 60 persona, qendër shëndetësore dhe tregje.
Familjeve që u vendosën në Ağali iu dhuruan toka për kultivimin e bujqësisë. Ndërkaq banorët e fshatit, disa do të merren me bujqësi dhe disa do të punojnë në institucione publike.
Qeveria e Azerbajxhanit vazhdon me shpejtësi punimet e rindërtimit dhe ringjalljes në zonat e çliruara nga pushtimi. Qeveria do të vazhdojë gradualisht të realizojë kthimin e njerëzve në tokat e tyre kur të përfundojë ndërtimi i fshatrave dhe qyteteve. /aa