Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme e Azerbajxhanit, për të plotësuar nevojat urgjente të armenëve në Karabak ka nisur drejt rajonit automjetet e ngarkuara me produkte të ndihmës humanitare, raporton Anadolu.
Në bisedimet që u mbajtën dje në qytetin Yevlah të Azerbajxhanit mes zyrtarëve azerbajxhanas dhe përfaqësuesve armenë në Karabak, në rend dite erdhi edhe çështja e ndihmës humanitare.
Përfaqësuesit e popullatës armene kërkuan nga Azerbajxhani përmbushjen e nevojave urgjente të armenëve në rajon.
Në kuadër të kësaj kërkese drejt qytetit Aghdam u nisën 2 maune dhe 2 kamionë që transportojnë ndihma humanitare të përgatitura nga Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme e Azerbajxhanit.
Automjetet krahas 40 tonë produkteve ushqimore dhe të higjienës transportojnë edhe bukë dhe pasi të kalojnë nga Aghdam do të mbërrijnë në qytetin Khankendi ku jetojnë armenët dhe ndihmat do t’u shpërndahen personave në nevojë.
Drejtori i rajonit Karabak i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Azerbajxhanit, Mirali Feyzivey në një deklaratë për gazetarët tha se do të vazhdojnë ndihmat humanitare për plotësimin e nevojave të popullatës armene në Karabak.