RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbishkrime me motive nxitëse në muret e disa shtëpive në Zveçan, prokuroria inicion hetime

mbishkrime-me-motive-nxitese-ne-muret-e-disa-shtepive-ne-zvecan,-prokuroria-inicion-hetime

Njësitë policore gjatë patrullimit kanë vërejtur se nga i/të dyshuar deri më tani të panjohur, në muret e disa shtëpive janë bërë disa mbishkrime me motive të nxitjes së urrejtje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:05, në Zveçan.

Në raport thuhet se rasti është cilësuar si “Nxitje urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”.

Tutje në raport bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të iniciohet rasti dhe të vazhdohet me hetime.

Related posts

Escobar për Kurtin: Është koha për qasje të re për ata që e kanë marrë dialogun vetëm “po apo jo”

admin

“Papa Françesku përdori fjalën ‘terrorizëm’ për të përshkruar sulmet izraelite në Gaza”

Muhamet Ramadani

Aliyev: Turqia, garantues i paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon

admin