RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Azerbajxhani mobilizon të gjitha mundësitë, pas shpërthimit dhe zjarrit në Karabak

azerbajxhani-mobilizon-te-gjitha-mundesite,-pas-shperthimit-dhe-zjarrit-ne-karabak

Azerbajxhani ka mobilizuar të gjitha mundësitë për të ndihmuar njerëzit pas shpërthimit dhe zjarrit që ndodhën dje në objektin e depozitimit të benzinës në rajonin Karabak, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Azerbajxhanit, Aykhan Hajizada, në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetet sociale theksoi se Azerbajxhani mobilizoi të gjitha mundësitë për të ndihmuar popullin armen të rajonit që u dëmtua nga incidenti.

Ai tha se është shtuar personeli për pranimin e të plagosurve në spitalet në Aghdam, Sabirabad dhe Saatlı.

Krahas ilaçeve dhe materialeve mjekësore të nevojshme për trajtim, në rajon janë dhënë edhe ndihmë me ushqime potencoi Hajizada i cili theksoi se ndihmat do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

Hajizada po ashtu bëri me dije se është lejuar kalimi i një helikopteri nga Armenia që transportoi ekipin shëndetësor në rajonin e Karabakut dhe se po zhvillohen punime me autoritetet e Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për marrjen e masave shtesë për evakuim mjekësor në rrugën Gorus-Gafan-Eyvazlı-Fuzuli-Shusha-Khankendi.

Sipas informacioneve që agjencia zyrtare e lajmeve të Armenisë “Armenpress” ka transmetuar nga përfaqësuesit e saj armen në Karabak, bëhet e ditur se nëpër spitale po trajtohen rreth 290 persona me djegie të gradave të ndryshme.

Më 25 shtator në rajonin Karabak të Azerbajxhanit, shumë njerëz humbën jetën dhe se mbi 200 të tjerë u plagosën në shpërthimin dhe në zjarrin të paraqitur që ndodhi në një zonë për depozitimin e benzinës në afërsi të rrugës Khankendi-Askeran.

Related posts

Bislimi: Projektligji për Medie përafron legjislacionin tonë me atë të BE-së

rezart morina

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

rezart morina

SHBA shqyrton mundësinë që Ukraina të përdorë raketat perëndimore për të goditur brenda Rusisë

admin