RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: Situata në Libi pas përmbytjeve vazhdon të jetë shqetësuese

obsh:-situata-ne-libi-pas-permbytjeve-vazhdon-te-jete-shqetesuese

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se situata në Libi, e cila u godit nga katastrofa e përmbytjeve vazhdon të jetë shqetësuese, transmeton Anadolu.

“Situata në Libi vazhdon të jetë shqetësuese. OBSH po punon bashkë me autoritetet lokale për të ndihmuar në qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore përfshirë edhe mbështetjen psiko-sociale për njerëzit”, ka deklaruar Ghebreyesus në një postim në median sociale X.

Ai bëri të ditur se po përpiqen të forcojnë sistemin e paralajmërimit të hershëm të sëmundjes me qëllim për të përcaktuar simptomat e sëmundjeve të mundshme të shkaktuara nga uji dhe ushqimi ose të sëmundjeve të tjera si dhe për të parandaluar përhapjen e tyre nëse ato shfaqen.

Katastrofa e përmbytjeve në Libi

Stuhia “Daniel”, e cila është efektive në Mesdheun Qendror dhe që goditi Libinë më 10 shtator, ka shkaktuar fatkeqësi të përmbytjeve në qytetet Benghazi, Al Bayda, Al-Marj, Susa dhe Derna.

Kreu i Qeverisë së Unitetit Kombëtar, Abdul Hamid Dbeibeh, për shkak të përmbytjeve, më 11 shtator shpalli 3 ditë zie në të gjithë vendin. Këshilli Presidencial i Libisë u bëri thirrje për ndihmë vendeve vëllazërore dhe institucioneve ndërkombëtare për rajonet që janë dëmtuar nga përmbytjet.

OBSH-ja ka njoftuar se si pasojë e përmbytjeve në Libi kanë humbur jetën mbi 4 mijë njerëz ndërsa mbi 8.500 të tjerë ende janë të zhdukur.

Related posts

Fundosja e jahtit luksoz “Bayesian” në Siçili, mbahen homazhe për manjatin britanik Mike Lynch dhe vajzën e tij Hannah

admin

Mbi 100 kolonë izraelitë hyjnë me forcë në Al-Aksa për të shënuar festën hebraike Purim

RTI

Evropa Qendrore mund të përballet me vërshimet më të ashpra në dekada

rezart morina