Azerbajxhani i dërgoi notë proteste Francës për sulmin e protestuesve armenë ndaj Ambasadës në Paris, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit thuhet se Zacharie Gross, ambasadori i Francës në Baku, është thirrur në ministri dhe i është dhënë notë proteste për sulmin në Ambasadën e Azerbajxhanit në Paris.
Zëvendësministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Halef Halefov, duke pritur Gross, deklaroi se sulmi në ambasadën në Paris ishte shkelje e qartë dhe e rëndë e ligjeve franceze dhe normave juridike ndërkombëtare.
Duke theksuar se gjatë sulmit ka pasur dëmtime në ndërtesën e ambasadës, kërcënim për aktivitetet e misionit diplomatik dhe jetën e punonjësve, Halefov shprehu kundërshtimin dhe keqardhjen e tij për shkak se sulmi i grupeve radikale armene nuk ishte parandaluar në kohën e duhur.
Halefov, i cili donte të hetonte të gjitha aspektet e sulmit dhe të sillte kriminelët para drejtësisë, kërkoi kompensim për dëmin e shkaktuar në ndërtesën e ambasadës.
Ambasadori Gross tha se sulmi ishte për keqardhje ndërsa shtoi se do të ndërmerren hapat e nevojshëm për vlerësimin ligjor të incidentit në përputhje me kërkesën e Azerbajxhanit. /aa