RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Azerbajxhani notë proteste Francës për sulmin e armenëve ndaj ambasadës në Paris

azerbajxhani-note-proteste-frances-per-sulmin-e-armeneve-ndaj-ambasades-ne-paris

Azerbajxhani i dërgoi notë proteste Francës për sulmin e protestuesve armenë ndaj Ambasadës në Paris, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit thuhet se Zacharie Gross, ambasadori i Francës në Baku, është thirrur në ministri dhe i është dhënë notë proteste për sulmin në Ambasadën e Azerbajxhanit në Paris.

Zëvendësministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Halef Halefov, duke pritur Gross, deklaroi se sulmi në ambasadën në Paris ishte shkelje e qartë dhe e rëndë e ligjeve franceze dhe normave juridike ndërkombëtare.

Duke theksuar se gjatë sulmit ka pasur dëmtime në ndërtesën e ambasadës, kërcënim për aktivitetet e misionit diplomatik dhe jetën e punonjësve, Halefov shprehu kundërshtimin dhe keqardhjen e tij për shkak se sulmi i grupeve radikale armene nuk ishte parandaluar në kohën e duhur.

Halefov, i cili donte të hetonte të gjitha aspektet e sulmit dhe të sillte kriminelët para drejtësisë, kërkoi kompensim për dëmin e shkaktuar në ndërtesën e ambasadës.

Ambasadori Gross tha se sulmi ishte për keqardhje ndërsa shtoi se do të ndërmerren hapat e nevojshëm për vlerësimin ligjor të incidentit në përputhje me kërkesën e Azerbajxhanit. /aa

Related posts

Vdes 19-vjeçari nga Kosova: U therr me thikë në kufirin Kroaci-Serbi

admin

Rusia ‘teston taktikat e reja’, nis su’lmin e peste me dronë në Ukrainë

Muhamet Ramadani

Asociacioni i komunave kërkon pezullim të vendimit për ri-vlerësimin e pronave dhe të mos ketë rritje të tatimit

admin