RTV AHIRETI
Lajme

Azerbajxhani: Paqeruajtësit rusë tërhiqen plotësisht nga Karabaku

azerbajxhani:-paqeruajtesit-ruse-terhiqen-plotesisht-nga-karabaku

Azerbajxhani njoftoi sot se kontingjenti paqeruajtës rus në Karabak ka përfunduar tërheqjen e tij nga rajoni, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha në një deklaratë se personeli, armët dhe pajisjet e kontingjentit janë larguar të gjithë nga vendi.

Në prill, Rusia njoftoi se kishte filluar procesin e tërheqjes së plotë të të gjithë paqeruajtësve rusë nga Karabaku.

Kontigjenti paqeruajtës rus u vendos pas një konflikti të vjeshtës së vitit 2020, në të cilin Azerbajxhani rimori pjesën më të madhe të territorit të tij në Karabak pas gati tri dekadash nën pushtimin armen.

Marrëdhëniet midis Bakut dhe Jerevanit kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, dhe shtatë rajone përreth.

Pjesa më e madhe e territorit u çlirua nga Azerbajxhani gjatë luftës 44-ditore në vjeshtën e vitit 2020, e cila përfundoi pas një marrëveshjeje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia që hapi derën për normalizimin dhe bisedimet për delimitimin dhe demarkacionin.

Shtatorin e kaluar, Azerbajxhani vendosi sovranitet të plotë në Karabak pas një “operacioni antiterrorist” pas të cilit forcat separatiste në rajon u dorëzuan

The post Azerbajxhani: Paqeruajtësit rusë tërhiqen plotësisht nga Karabaku first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Cigaret elektronike rrezik për adoleshentët, Franca ndalon shitjen e tyre

admin

Surinami tërheq vendimin për hapjen e ambasadës në Kuds

admin

Izraeli publikon hartën që ndan Gazën në “zona evakuimi”

rezart morina