RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Azerbajxhani thotë se Armenia qëlloi në pozicionet e tij ush’tarake

azerbajxhani-thote-se-armenia-qelloi-ne-pozicionet-e-tij-ush’tarake

Azerbajxhani tha se Armenia ka qëlluar në pozicionet e tij ushtarake në rajonin perëndimor Kalbajar, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha në një deklaratë se forcat armene të premten qëlluan në pozicionet e saj rreth fshatit Mollabayramli nga ora 12:25 deri në 15:35 me kohën lokale.

“Masat e reagimit adekuat u morën nga njësitë e Ushtrisë së Azerbajxhanit”, shtohet në deklaratë.

Marrëdhëniet midis Bakusë dhe Jerevanit kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, dhe shtatë rajone ngjitur, duke përfshirë Kalbajarin.

Pjesa më e madhe e territorit u çlirua nga Azerbajxhani gjatë një lufte 44-ditore në vjeshtën e vitit 2020, e cila përfundoi pas një marrëveshjeje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia që hapi derën për normalizimin dhe demarkacionin e kufirit të tyre.

Shtatorin e kaluar, Azerbajxhani vendosi sovranitet të plotë në Karabak kur forcat separatiste në rajon u dorëzuan.

Related posts

24 mijë nxënës i nënshtrohen këtë vit testit të arritshmërisë, ja datat kur do të mbahen

admin

Erdoğan dhe Orban diskutojnë mbi marrëdhëniet Turqi-Hungari

admin

Luftimet në Sudan hyjnë në javën e dytë

rezart morina