RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Baçeviqi dënohet me pesë vjet burgim për krime lufte në Bellopojë të Pejës

baceviqi-denohet-me-pese-vjet-burgim-per-krime-lufte-ne-bellopoje-te-pejes

I akuzuari Svetomir Baçeviq është shpallur fajtor për krime lufte gjatë vitit 1998 në Bellopojë të Pejës dhe është dënuar me pesë vjet burgim.

Ai është fajtor sepse në periudhën kohore korrik-gusht të vitit 1998 në fshatin Bellopojë të Pejës në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë kishte marrë peng të dëmtuarën Tigje Kadriaj në atë mënyrë që ditën e incidentit i armatosur shkoi në shtëpi të fqinjëve të tij të dëmtuarve Rexhep e Tigje Kadriaj, që të dy rreth moshës 60 vjeçare, me ç’rast fillimisht gjuan me armë automatike në drejtim të kulmit të shtëpisë dhe dritareve të cilat i dëmton pastaj hyn në shtëpi me pretekstin se po kontrollonte për njerëz të tjerë, më pastaj i nxjerr në oborr të dëmtuarit duke i urdhëruar që disa herë të ulen e të ngritën në këmbë.

Në gjyqin e rastit është shpjeguar më tej se, të dëmtuarën Tigjë e kishte nxjerrë në rrugë kurse të dëmtuarit Rexhep i thotë se po e dërgon gruan e tij në shtab të ushtrisë dhe policisë serbe në qendër të fshatit, duke paralajmëruar se mund ta merrte atë vetëm pasi t’i sillte pjesëtarët e UÇK-së.

“Kështu e detyron të dëmtuarën Tigjë që të niset nga shtëpia dhe të ecë përgjatë rrugës së fshatit në kohë nate dhe kohë lufte në një zonë jo shumë të banuar dhe pa ndriçim ashtu që e dërgon deri te shitorja në qendër të fshatit. E urdhëron që të mbështet për muri në prezencë të pranishmëve ndërsa vetë i rri afër në një distancë të afërt e që në ndërkohë vije fqinji i të dëmtuarës i cili përleshet me të dëmtuarin duke e goditur me grusht me ç’rast arrin që të dëmtuarën ta kthejë në shtëpinë e saj kurse të nesërmen i merr dy të dëmtuarit dhe i largon nga fshati Bellopojë duke ua krijuar mundësinë që të shkojnë në qytetin e Pejës”, ka sqaruar gjyqtari Musa Kongjeli.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” vepër penale e ndëshkueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe në shkelje të rëndë të Konventave të Gjenevës.

Andaj trupi gjykues e ka gjykuar të akuzuarin me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 5 vjet, ku i llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim nga data 22.12.2020.

Related posts

Kurti pret sot në takim emisarin e Gjermanisë

rezart morina

Kriza energjetike e Europës, cilat vende kanë shtëpitë më të mira dhe më të izoluara?

admin

Ambasada e SHBA-së nesër do të mbajë diskutimin e dytë për Asociacionin

rezart morina