RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bajrami: Dialogu me Serbinë të përmbyllet sa më shpejt dhe me njohje reciproke

bajrami:-dialogu-me-serbine-te-permbyllet-sa-me-shpejt-dhe-me-njohje-reciproke

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ambasadori Agron Bajrami, është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për këtë proces, Peter Sorensen.

Në këtë takim Bajrami ka thënë se Kosovës është e vendosur që ky proces të përmbyllet sa më shpejtë me njohje reciproke.

Në takim u shkëmbyen mendime lidhur me hapat e ardhshëm në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe me hapat konkretë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

“Kryenegociatori Bajrami theksoi se Republika e Kosovës është e vendosur në qëndrimin e saj se procesi i dialogut duhet të përmbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur, përmes njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, për t’i hapur rrugën integrimit të plotë të Kosovës dhe të gjithë rajonit në Bashkimin Evropian.Ai po ashtu theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në këtë proces, duke kërkuar që të shtohen presionet ndaj palës tjetër për të përmbushur obligimet që ka marrë gjatë viteve në dialog. Këto obligime përfshijnë integrimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, NATO dhe OKB”, ka thënë Bajrami thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme.

Sa i përket hapave të ardhshëm, Kryenegociatori Bajrami theksoi se Kosova insiston në zbatimin e plotë dhe jo-selektiv të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, që përfshin obligimin e Serbisë për të respektuar integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe sovranitetin e institucioneve të saj në të gjithë territorin e Kosovës.

“Progresi i mëtejshëm në proces do të varet shumë edhe nga llogaridhënia për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, që përfshin dorëzimin e udhëheqësit të këtij sulmi, Milan Radojiqit, dhe grupit të tij, për t’u përballur me drejtësinë në Kosovë, ka thënë ambasadori Bajrami.

Related posts

Trump apo Harris? Putin zbulon se kush do të donte të fitonte zgjedhjet presidenciale në SHBA

admin

Në Shqipëri mbahet sërish protestë antiqeveritare, shoqërohet me tensione

Muhamet Ramadani

Lufta me Ukrainën, Putin: Rusia nuk do të shpallë armëpushim, është e kot që…

admin