RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Banka Botërore: Për rindërtimin e Ukrainës nevojiten 411 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme

banka-boterore:-per-rindertimin-e-ukraines-nevojiten-411-miliarde-dollare-ne-dekaden-e-ardhshme

Banka Botërore e ka rritur vlerësimin e saj për koston e rimëkëmbjes dhe rindërtimit të Ukrainës nga lufta e Rusisë në më së paku 411 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme, transmeton Anadolu.

Vlerësimi u bë në bashkëpunim me Grupin e Bankës Botërore, Qeverisë së Ukrainës, Komisionin Evropian dhe OKB-së, sipas një raporti të Al Jazeera të publikuar të mërkurën.

Shifra e fundit ishte rritur nga 349 miliardë dollarë nga parashikimi i mëparshëm.

Dëmet e drejtpërdrejta të ndërtesave dhe infrastrukturës kanë arritur në 135 miliardë dollarë deri më tani nga lufta më shumë se njëvjeçare.

Rreth 2 milionë shtëpi dhe më shumë se 20 për qind e institucioneve shëndetësore publike u dëmtuan, si dhe është konfirmuar vdekja e të paktën 9.655 civilëve, duke përfshirë 461 fëmijë, sipas raportit.

Gjithashtu theksohet se lufta e Rusisë ka përmbysur progresin ekonomik 15-vjeçar të Ukrainës, duke ulur produktin e brendshëm bruto të vendit me 29 për qind dhe duke shtyrë 1,7 milion njerëz në varfëri.

Related posts

Avionët italianë të NATO-s inaugurojnë Bazën e Kuçovës, shfaqen edhe helikopterët Black Hawk

rezart morina

KQZ publikon listën me qendrat e votimit për zgjedhjet në Veri

rezart morina

Anita uron Ramushin për ditëlindje: Faleminderit për burrin që je, vazhdoj të mendoj që jam dhurata më e bukur

admin