RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomatja gjermane para vizitës në Shkup: Vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE

kryediplomatja-gjermane-para-vizites-ne-shkup:-vendi-i-maqedonise-se-veriut-eshte-ne-be

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Berbock deklaroi se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu.

Para vizitës zyrtare në Shkup, Baerbock deklaroi: “Vendi i Maqedonisë së Veriut ashtu si për partnerët tanë të tjerë të Ballkanit Perëndimor është në BE. Tashmë nuk duhet të ketë dyshim lidhur me këtë që nga fillimi zyrtar i negociatave të aderimit me BE-në”.

Sipas saj, shpresat dhe pritjet e mëdha të popullit të Maqedonisë së Veriut në lidhje me procesin e anëtarësimit janë mundësi dhe rrezik për ta.

“Rrezik sepse, mund t’i humbim maqedonasit për Evropën nëse ne si BE dështojmë pritjet e tyre, pavarësisht gjithë progresit dhe ndonjëherë edhe kompromiseve të dhimbshme të bëra gjatë 17 viteve të fundit. Mundësi, sepse gjithë ata që janë pjesë e procesit të zgjerimit të BE-së janë të vetëdijshëm se çka është në rrezik. Një e ardhme në familjen evropiane, një rajon me prosperitet dhe paqe të qëndrueshme, e drejta për vetëvendosje”, tha Baerbock.

Shefja e diplomacisë gjermane potencoi se kupton shumë mirë kur diskutimet në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht kur bëhet fjalë për identitet, histori, gjuhë dhe kulturë bëhen me pasion dhe ambicie.

“Kjo nuk është ndryshe as në vendin tonë dhe natyrisht vlen për çështjet themelore si ndryshimi i kushtetutës. Por, përvojat tregojnë se në raste të tilla, do të ishte e dobishme të lihen mënjanë kalkulimet politike, të synohet një qëllim i qartë dhe të luftohet me vendosmëri për të. Mbështetja e gjerë që do t’i jepet ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, do të dërgojë sinjal jo vetëm brenda vendit por edhe përtej të gjithë rajonit: Ne duam absolutisht anëtarësimin në BE dhe do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme nga ana jonë për ta arritur këtë”, theksoi Baerbock.

Related posts

Kroaci, Ura Peljesac do të forcojë më tepër miqësinë me Kinën

admin

Dodik: Republika Srpska po shkon drejt pavarësisë, bota nuk është vetëm SHBA dhe BE

admin

BE pret që Mali i Zi të fokusohet në reformat drejt integrimit

admin