RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Banka Qendrore e Izraelit: Kostoja e sulmeve në Gaza do të arrijë në 67.6 miliardë dollarë

banka-qendrore-e-izraelit:-kostoja-e-sulmeve-ne-gaza-do-te-arrije-ne-67.6-miliarde-dollare

Guvernatori i Bankës Qendrore të Izraelit, Amir Yaron, ka vlerësuar se kostoja e sulmeve në Rripin e Gazës do të arrijë në 255 miliardë shekelë (67.6 miliardë dollarë), transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit nga parlamenti izraelit, dje Yaron foli para komisionit parlamentar të financave, ku parashikoi se “shpenzimet e drejtpërdrejta të luftës për vitet 2023-2025, përfshirë reparacionet dhe shpenzimet e tjera civile të lidhura me luftën, do të arrijnë në 255 miliardë shekelë”.

Duke theksuar se Izraeli është në luftë, Yaron tha: “Ne jemi në një situatë të mirë financiare. Izraeli ka një përvojë të mirë në rimëkëmbjen nga incidentet e mëparshme të sigurisë”.

Derisa të dhënat e Bankës Qendrore të Izraelit tregojnë se rritja ekonomike në vitin 2024 do të jetë 3,4 për qind, në përputhje me pritjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) kjo rritje pritet të rishikohet në 0,4 për qind këtë vit pas luftës kundër Gazës.

Related posts

Siri, vazhdojnë konfliktet në Deir ez-Zor mes organizatës terroriste PKK/YPG dhe fiseve arabe

rezart morina

Guterres i kërkon BE-së t’i shmangë “standardet e dyfishta” rreth Gazës dhe Ukrainës

admin

Profesoresha Arlinda Amiti femra shqiptare më e shkolluar në Zvicër

admin