RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Basha fton opozitën që ta votojë Konjufcën për kryeministër

basha-fton-opoziten-qe-ta-votoje-konjufcen-per-kryeminister

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka deklaruar pas mbledhjes së Këshillit të VV-së për caktimin e mandatarit të ri për kryeministër të Kosovës.

Në një prononcim për media, Basha ka thënë se populli i Kosovës nuk e ka luksin me shkua në zgjedhje dy herë.

Derisa, ai theksoi se Kosovës i duhet një Kuvend dhe Qeveri funksionale.

Madje, Basha u bëri thirrje partive opozitare që ta votojnë Glauk Konjufcën për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

“Ky popull nuk e ka luksin me shkua në zgjedhje dy herë dhe e dyta, kemi buxhetin e shtetit, kemi buxhetin e tri komunave dhe gjithashtu, kemi mbi 700 punonjës të RTK-së, që i presin pagat e tyre dhe për këtë na duhet një Kuvend dhe një Qeveri funksionale, për me vazhdua sa më shpejt, shpresoj që opozita t’i thërret arsyes dhe ta votojë Konjufcën për kryeministër”, deklaroi Basha.

Related posts

FOTO/ Donald Trump u shpall fajtor se pagoi aktoren e filmave p*rnografikë për të heshtur, reagon Ivanka Trump dhe publikon foton: Të dua babi

admin

Katari njofton 100 milion dollarë për financimin e UNRWA për të mbështetur Ga’zën

admin

Gjermani, digjet gabimisht kufoma e një shtetasi turk

admin