RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Basha në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Sulmi terrorist në Banjskë ende nuk është zbardhur

basha-ne-asamblene-parlamentare-te-kie-se:-sulmi-terrorist-ne-banjske-ende-nuk-eshte-zbardhur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot se pa zgjedhje demokratike dhe sundim të ligjit nuk ka siguri, stabilitet, mirëqenie dhe ëndërr europiane për popujt e Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e mbajtur në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, Basha u ndal te shkeljet masive dhe parregullsitë në zgjedhjet në Serbi.

“Serbia vazhdon diskriminimin etnik dhe spastrimin e heshtur duke pamundësuar rreth 8 mijë shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc marrjen e dokumentave, e duke i privuar ata nga e drejta e votës dhe aksesi në shërbime publike përmes pasivizimit të adresave. Dhuna brutale kundër liderit të një partie të opozitës, Nikola Sandulovic, thjesht sepse u përul para varrit të një vajze 7-vjeçare të vrarë pranë familjes Jashari në Prekaz, duhet të kumbojë kudo si një dëshmi e një fushate intimidimi dhe ndëshkimi, kjo nga një vend që kërkon anëtarësim në BE”, u shpreh Basha.

Po ashtu, Basha nënvizoi se sulmi terrorist në Banjskë ende nuk është zbardhur, ndërsa Serbia refuzon të ekzekutojë urdhrin e Interpolit për Milan Radoicic, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

“Nëse Serbia nuk ka asgjë për të fshehur, pse e mbron atë? Serbia vazhdon të sabotojë dhe të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë e Mal të Zi, me një strategji të mbështetur nga Moska, që synon të stimulojë konfliktin në Ballkanin Perëndimor, për të devijuar vëmendjen nga lufta e saj e paligjshme e pushtimit kundër Ukrainës. Një hetim ndërkombëtar i plotë në parregullsitë e zgjedhjeve serbe dhe mbrojtja e standardeve zgjedhore, gjithashtu në vende të tjera në Ballkanin Perëndimor që përballen me çështje zgjedhore dhe mungesën e sundimit të ligjit, janë imperative”, u shpreh ai. /atsh

Related posts

Këshilltari i Bidenit vizitë në Iz’rael për shkak të përshkallëzimit të te’nsioneve Iz’rael-Li’ban

RTI

Zbulohen mbi 1 mijë raste të abuzimit seksual nga klerikët e Kishës Katolike Zvicerane

admin

Biden dhe Harris diskutojnë me ekipin e sigurisë kombëtare “kë’rcënimet ndaj Iz’raelit me burim nga Irani”

RTI