RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zbulohen mbi 1 mijë raste të abuzimit seksual nga klerikët e Kishës Katolike Zvicerane

zbulohen-mbi-1-mije-raste-te-abuzimit-seksual-nga-kleriket-e-kishes-katolike-zvicerane

Universiteti i Cyrihut ka bërë të ditur se një studim i fundit zbuloi mbi 1 mijë raste të abuzimit seksual nga klerikë dhe punonjës të tjerë të Kishës Katolike Zvicerane, duke i përshkruar rastet si “maja e ajsbergut”, transmeton Anadolu.

Universiteti i Cyrihut kreu një studim me mandat nga Konferenca e Peshkopëve Zviceranë që dokumentoi 1.002 raste të abuzimit seksual të kryera nga klerikët katolikë, punonjësit e kishës dhe punonjësit fetar në Zvicër nga viti 1950 e deri më sot.

Në njoftimin e universitetit u theksua se ky është studimi i parë që ka lejuar një ekip të pavarur kërkimor të hetojë në arkivat e kishës për dosjet mbi abuzimin seksual në mjedisin e Kishës Katolike.

Me disa përjashtime, thuhet në njoftim, ekipit hulumtues iu dha qasja e nevojshme për në arkiva “pa pengesa të mëdha”.

Përveç kësaj, intervista të shumta janë kryer me viktima të abuzimit seksual dhe persona të tjerë.

Në 39 për qind të rasteve, individët e prekur ishin femra, ndërsa në më pak se 56 për qind të rasteve viktimat ishin meshkuj. Nga burimet nuk mund të përcaktohet gjinia e 4 për qind të rasteve. Me pak përjashtime, sipas studimit, të akuzuarit ishin meshkuj.

“Rastet e identifikuara janë padyshim maja e ajsbergut”, theksojnë autorët e studimit.

Sipas universitetit, arkiva të tjerë të shumtë, si arkivat e kongregacioneve fetare, dokumentet e organeve të dioqezave dhe arkivat e shkollave, konvikteve dhe shtëpive katolike, si dhe arkivat shtetërore akoma nuk mund të vlerësohen.

“Shkatërrimi i dosjeve mund të provohet për dy dioqeza”, theksoi universiteti.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave të Zvicrës, 33,7 për qind e zviceranëve janë katolikë dhe 21,8 për qind aspirojnë t’i përkasin Kishës së Reformuar Protestante, ndërsa 5,5 për qind e identifikojnë veten si muslimanë dhe 30,9 për qind nuk janë të asnjë besimi.

Related posts

Steinmeier: Lufta e Rusisë është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar

admin

“Dhuna duhet të marrë fund tani”: OKB-ja bën thirrje për t’u dhënë fund sulmeve në spitale

admin

KGjK kërcënon Qeverinë

admin