RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bashkëpronari i barit në Crans-Montana merret në paraburgim për zjarrin që vrau 40 persona

bashkepronari-i-barit-ne-crans-montana-merret-ne-paraburgim-per-zjarrin-qe-vrau-40-persona

Bashkëpronari i barit zviceran në Crans-Montana, ku 40 persona humbën jetën nga zjarri në natën e Vitit të Ri, është marrë në paraburgim, transmeton Anadolu.

Duke cituar prokurorë, gazeta ’24 heures’ tha se Jacques Moretti, bashkëpronar i barit ‘Le Constellation’, ndodhet në paraburgim për shkak të rrezikut të mundshëm të arratisjes.

Kjo ndodh disa ditë pasi u bë e ditur se bari në resortin e skive në Crans-Montana nuk i ishte nënshtruar inspektimit vjetor për pesë vitet e fundit.

Ngjarja tragjike e zjarrit gjithashtu la të plagosur të paktën 116 persona.

Duke folur për gazetarët më herët këtë javë, kreu i bashkisë Crans-Montana, Nicolas Feraud, tha se të gjitha qirinjtë me shkëndija, që thuhet se sollën në ndezjen e zjarrit, janë ndaluar brenda lokaleve.

Javën e kaluar, hetuesit thanë se besojnë se qirinjtë me shkëndija të vendosur në shishet e shampanjës ndezën zjarrin fatal në resortin zviceran të skive, pasi u afruan shumë pranë tavanit të barit.

Related posts

Korridoret e reja të naftës: Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Kushtrim Guraj

Francë, që nga fillimi i vitit janë dëbuar mbi 18 mijë “emigrantë të parregullt”

admin

Iraku: Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja do të tërhiqet nga baza “Ain al-Asad” javën e ardhshme

admin