Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot me asistencë të Policisë së Kosovës kanë realizuar një operacion në Zveçan.
Sipas njoftimit, gjatë këtij aksioni janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e mallrave të paligjshme në një depo.
Derisa bëhet e ditur se vlera e përgjithshme e mallrave te konfiskuara tejkalon shumën prej 7000 euro.
“Gjatë këtij aksioni, janë kapur dhe konfiskuar: 280 copa pije të forta alkoolike, 300 copa verëra të ndryshme, si dhe 180 produkte kozmetike të ndryshme. Derisa vlera e përgjithshme e mallrave te konfiskuara tejkalon shumën prej 7000 euro. Ky rezultat i arritur është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis njësive të Doganës dhe Policisë në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar trafikun e mallrave të paligjshme”, thuhet në njoftim.
Tutje Dogana e Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët dhe bizneset që t’i raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të ndihmojnë në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.