Një grup i të afërmve të pengjeve të mbajtur nga grupi palestinez Hamas në Gaza kanë bastisur parlamentin izraelit (Knesset) dhe kanë kërkuar nga deputetët të punojnë për një marrëveshje të re për shkëmbimin e të burgosurve, transmeton Anadolu.
Një grup familjarësh i pengjeve tejkaluan pengesat e rojeve të sigurisë dhe hyrën në sallën ku mbahej mbledhja e Komisionit të Financave në parlamentin izraelit në Kudsin Perëndimor.
Demonstruesit, të veshur me bluza dhe pankarta që shkruanin “Kthejini ata (pengjet)”, u bënë thirrje deputetëve për një shkëmbim të ri të të burgosurve me Hamasin.
Në videot e postuara në rrjetet sociale shihej se tensioni rritej herë pas here gjatë bastisjes së familjarëve të pengjeve në parlamentin izraelit.
Në video dëgjohej një nga të afërmit e pengjeve duke bërtitur “Nuk mund të uleni këtu derisa neve na vrasin fëmijët”.
Sipas ushtrisë izraelite, në Rripin e Gazës ndodhen 136 pengje izraelite.
Familjarët e pengjeve, të cilët ngritën një tendë dhe protestuan përpara shtëpisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Kudsin Perëndimor, akuzojnë qeverinë për dështimin për të garantuar sigurinë e njerëzve, si dhe bëjnë thirrje për një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur për shpëtimin e pengjeve.
BREAKING:
Hostage families storm Israeli Knesset
The Knesset was suspended after families of the hostages forced their way through security.
The anger and impatience towards Netanyahu is growing. Israel is incapable of either defeating Hamas or freeing the hostages.… pic.twitter.com/dXRXDauYbp
— Megatron (@Megatron_ron) January 22, 2024