RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Baykar i Turqisë planifikon prodhimin e një droni të ri luftarak ajror “të një niveli tjetër” – VIDEO

baykar-i-turqise-planifikon-prodhimin-e-nje-droni-te-ri-luftarak-ajror-“te-nje-niveli-tjeter”-–-video

Firma turke e mbrojtjes Baykar synon të fillojë prodhimin e mjetit të saj të ri ajror luftarak pa pilot (UCAV) vitin e ardhshëm.

Baykar është bërë i njohur ndërkombëtarisht vitet e fundit për shkak të dronit të lehtë të kompanisë TB-2, i cili është përdorur në Ukrainë, Azerbajxhan dhe Afrikën e Veriut dhe ka qenë një sukses i madh eksporti, duke e bërë firmën një nga eksportuesit më të fuqishëm në botë.

I quajtur Kizilelma, droni zgjeron gamën e produkteve të kompanisë nga dronët e ngadaltë, tek ato autonome të shpejtë dhe të shkathët që punojnë së bashku me aeroplanët luftarakë, shkruajnë mediat e huaja.

“Ai është projektuar për të qenë një mjet luftarak shumë autonom, natyrisht nën kompetencën njerëzore”, ka thënë Selcuk Bayraktar, i cili udhëhoqi projektimin e UCAV-së 15 metra të gjatë.

“Në njëfarë kuptimi, Kizilelma shpreh një të ardhme krejt të re për aviacionin luftarak”.

Baykar ka bërë të ditur se planifikon të fillojë prodhimin në sasi të vogla vitin e ardhshëm.

Kizilelma bëri fluturimin e saj të parë në dhjetor dhe filloi testet e fluturimit të formimit me dronët e tjerë të Baykar këtë muaj.

Bayraktar, i cili është i martuar me vajzën e presidentit turk Tajip Erdogan, foli në margjinat e një festivali të hapësirës ajrore dhe teknologjisë të organizuar nga fondacioni i tij.

Projektet ushtarake të profilit të lartë kanë qenë të dukshme në fushatën zgjedhore të Erdoganit dhe Bayraktar tha se ai e sheh dronin si kulmin e një aspirate kombëtare dhe një produkt “ku i tregojmë botës se vendi ynë nuk është vetëm një lojtar, por edhe një krijues lojërash”.

Related posts

Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët

admin

“Disa çështje duhet të adresohen urgjent!”, Lajçak zbardh takimin me Vuçiçin: Biseduam për…

admin

SHBA vendos veton ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza

admin6