RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bazat amerikane në Gjermani dyshohet se përdoren për dërgesa të mëdha armësh në Izrael

bazat-amerikane-ne-gjermani-dyshohet-se-perdoren-per-dergesa-te-medha-armesh-ne-izrael

Dërgesa të mëdha armësh dhe municionesh dyshohet se janë transportuar në Izrael gjatë 24 orëve të fundit përmes bazave ushtarake amerikane në Gjermani duke përdorur dhjetëra avionë mallrash, transmeton Anadolu.

Kanali 13 i Izraelit raportoi të hënën se dhjetëra aeroplanë mallrash që mbërritën nga Izraeli në bazat amerikane në Gjermani u mbushën me municione përpara se të ktheheshin në Izrael menjëherë pas kësaj.

Raporti tha se ushtria izraelite mbetet në gatishmëri të lartë për shkak të rifillimit të mundshëm të sulmeve ndaj Iranit dhe se është caktuar një afat kohor për përfundimin e përgatitjeve ushtarake.

Ai shtoi se ekziston një besim në rritje brenda administratës izraelite se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, së shpejti mund të japë “dritën jeshile” për sulme të reja ndaj Iranit.

Më 30 prill, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit njoftoi se dy anije mallrash dhe disa aeroplanë që transportonin 6.500 tonë municione dhe automjete të lehta të blinduara nga SHBA-ja kishin mbërritur në Izrael.

Raportet e medias këtë javë pohuan gjithashtu se SHBA-ja dhe Izraeli kanë bërë përgatitje intensive për sulme të mundshme ndaj Iranit.

Related posts

Vrasja e policit në veri, ambasadori gjerman: Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë

Muhamet Ramadani

Mbi palestinezët u testuan pushkë të reja, tanke, automjete të blinduara, municione mortajash dhe raketa

admin

FOTO+EMRI/ Mbeti i vrarë në atentatin ndaj Donald Trump, viktima u bë “mburojë” për bashkëshorten dhe vajzat e tij

admin