RTV AHIRETI
Lajme

BDI: Evropa është destinacioni ynë, nuk kemi më kohë për të humbur

bdi:-evropa-eshte-destinacioni-yne,-nuk-kemi-me-kohe-per-te-humbur

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj situatë aktuale politike në vend, duke e cilësuar si ecuri të gabuar për faktin se tashmë edhe BE ndau rrugët me Maqedoninë e Veriut.

Nga BDI thonë se vazhdimisht kanë paralajmëruar se kjo qeverisje do të ishte dështim që do të sillte pasoja të rënda për qytetarët.

Reagimi i plotë:

Sot, vendi ynë është përballë një momenti të dhimbshëm, që për çdo qytetar që ka ëndërruar për të ardhmen evropiane, zgjon ndjenja të thella zhgënjimi dhe hidhërimi. Për shkak të dështimit të kësaj qeverie për të përmbushur reformat kushtetuese, Maqedonia e Veriut është sot e ndarë nga Shqipëria në udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Ky vendim është një pasojë e drejtpërdrejtë e një dështimi politik, por mbi të gjitha është një padrejtësi e rëndë për çdo qytetar të Maqedonisë së Veriut që e ka parë Evropën jo vetëm si një qëllim politik, por si një aspiratë e thellë shoqërore dhe kulturore. Nuk jemi më në një rrugëtim të përbashkët me Shqipërinë, dhe kjo është një goditje ndaj unitetit dhe qëndrueshmërisë rajonale për të cilën jemi përpjekur kaq gjatë.

Bashkimi Demokratik për Integrim, në vazhdimësi, ka paralajmëruar se ky dështim do të kishte pasoja të rënda. Çdo ditë që reformat kushtetuese shtyhen është një ditë e humbur për të ardhmen evropiane të fëmijëve tanë. Çdo dështim në miratimin e këtyre reformave është një hap më larg nga familja evropiane dhe një hap më pranë izolimit, ndarjes dhe ngecjes në vend.

Sot, fjalët tona nuk janë thjesht kritikë. Ato janë një apel i hapur për secilin qytetar të këtij vendi që e dashuron Evropën dhe beson në vlerat e saj: ky është momenti që të bashkuar tërgojmë porosi të fuqiahme  për veprim pa humbur më kohë. Çdo vonesë, çdo dështim, vetëm sa e thellon hendekun midis nesh dhe Bashkimit Evropian.

Maqedonia e Veriut është Evropë, dhe këtë e meritojnë qytetarët e saj. Nuk duhet të lejojmë që politika e ditës të na rrëmbejë të ardhmen. Kjo nuk është çështje partiake, por një çështje kombëtare që prek çdo familje dhe çdo individ që beson në një të ardhme më të mirë, të qëndrueshme dhe evropiane.

Në këtë udhëkryq, ne jemi të vendosur të veprojmë për atë që është e drejtë dhe për të drejtën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Historia do të na gjykojë për këtë moment, dhe ne nuk do të lejojmë që Maqedonia e Veriut të mbetet jashtë Evropës për shkak të dështimeve politike të momentit.

Evropa është destinacioni ynë. Kjo është detyra jonë e përbashkët. Nuk ka më kohë për të humbur!

The post BDI: Evropa është destinacioni ynë, nuk kemi më kohë për të humbur first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kryerabini izraelit: Ekipet e shpëtimit në Turqi të punojnë edhe gjatë ditës së Shabbat-it

rezart morina

Viziton Kosovën komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali italian Barduani

admin

Urdhërohet tërheqja nga tregu e të gjitha produkteve “Wudy”

admin