RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Kryerabini izraelit: Ekipet e shpëtimit në Turqi të punojnë edhe gjatë ditës së Shabbat-it

kryerabini-izraelit:-ekipet-e-shpetimit-ne-turqi-te-punojne-edhe-gjate-dites-se-shabbat-it

Kryerabini Ashkenazi i Izraelit u bëri thirrje ekipeve izraelite të shpëtimit që të vazhdojnë punën e tyre të shpëtimit në rajonet e goditura nga tërmeti në Turqi edhe gjatë ditës së Shabbat-it, e cila për hebrenjtë është ditë e shenjtë dhe ditë pushimi që zgjat nga perëndimi i diellit të premten deri në perëndim të diellit të shtunën, raporton Anadolu.

“Këtë javë në Turqi ndodhi një tragjedi e tmerrshme. Shumë qytete u goditën nga një tërmet i fortë dhe një numër i madh ndërtesash u shembën mbi banorët e tyre. Operacionet e shpëtimit kanë vazhduar për disa ditë”, tha David Lau në një deklaratë.

“Kudo që ka ndonjë shans për të shpëtuar jetë dhe për të gjetur të mbijetuar, ekipet e shpëtimit duhet të vazhdojnë aktivitetet e tyre”, shtoi ai.

Shabbat konsiderohet ditë e shenjtë dhe ditë pushimi gjatë së cilës ndalohen shprehimisht të gjitha format e punës.

Spitali fushor i ngritur nga forcat izraelite në Kahramanmaraş, ku ishte epiqendra e tërmetit, do të vazhdojë gjithashtu të punojë në formatin e tij të zakonshëm dhe do të ofrojë të gjithë ndihmën mjekësore për të lënduarit e tërmeteve në të cilat humbën jetën mbi 18 mijë njerëz.

Izraeli iu bashkua përpjekjeve të shpëtimit pas tërmetit në Turqi me një personel prej 450 anëtarësh.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditën 10 provinca të hënën, duke prekur më shumë se 13 milionë njerëz. Lëkundja të forta gjithashtu u ndjenë edhe në disa vende të rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

Related posts

Kurti e Osmani nderojnë ish-presidentin Rugova

admin

Osmani: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, historia s’mund të rishkruhet

admin

Kosova nis procesin për regjistrin e popullsisë, Kurti: Të dhënat nga pyetësorët, vendimtare për cilësinë e qeverisjes

admin