RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE: 2022-shi viti rekord i energjisë së rinovueshme

be:-2022-shi-viti-rekord-i-energjise-se-rinovueshme

Viti 2022 ishte një vit rekord përsa i përket energjisë se rinovueshme në BE, dhe tani ne duhet të fokusohemi në sigurimin e sa më shumë kapaciteteve të reja, tha komisioneri i BE-së për Energjinë, Kadri Simson, i cili po merr pjesë në takimin ministror të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

“Në vitin 2022, BE-ja rriti kapacitetet në pothuajse 50 gigavat, kryesisht nga era dhe dielli”, tha Simson.

“Në vitin 2023, ne duhet të fokusohemi në sigurimin e sa më shumë kapaciteteve të reja sepse burimet e rinovueshme janë alternativa më e mirë për të rritur sigurinë tonë energjetike, sidomos në funksion të dimrit të ardhshëm”, tha ai.

“Puna fillon tani për të rimbushur depot e gazit, për të përmirësuar efikasitetin e energjisë dhe për të maksimizuar përdorimin e burimeve të reja të energjisë së rinovueshme”, tha Simson. /atsh

Related posts

“Evropa është një gjigant i fjetur!”- Starmer në Mynih: BE duhet të jetë gati të luftojë nëse është e nevojshme! Kemi kapacitete të jashtëzakonshme mbrojtëse

admin

Dijetari i njohur Tarik Ramadan lirohet nga akuzat për përdhunim – VIDEO

admin

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore të fundit

Muhamet Ramadani