RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE bën publike agjendën e 2 majit – Fillimisht diskutohet për personat e pagjetur, më pas vie radha e Asociacionit

be-ben-publike-agjenden-e-2-majit-–-fillimisht-diskutohet-per-personat-e-pagjetur,-me-pas-vie-radha-e-asociacionit

Joseph Borrell do të thërrasë të martën (2 maj) një takim të nivelit të lartë në Bruksel si pjesë e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Siç informoi BE, konfirmuan pjesëmarrjen e tyre.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajčák do të zhvillojë një takim të përbashkët me liderët, duke filluar nga ora 18:00.

Takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Palët pritet të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi/diskutimi mbi draft-statutin e parë të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. Palët do të kenë gjithashtu mundësinë të diskutojnë çështje aktuale me rëndësi politike.”, u bë e ditur në komunikatë.

Përfaqësuesi i Lartë, Joseph Borrell do të bëjë një deklaratë për media në fund të takimit në ndërtesën e EEAS.

Related posts

VIDEO/ E rëndë në Prishtinë, i riu i vendos pistoletën në kokë shpërndarësit të picave

admin

“S’mund të shkojë më në punë me biçikletë”- Merr sot detyrën si kreu i ri i NATO-s, sfidat me të cilat përballet Mark Rutte për menaxhimin e aleancës!

admin

BE-ja dënon prishjen e shkollave nga kolonët izraelitë në territorin palestinez

admin