RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan, Guterres-it: Zgjatja e mekanizmit të ndihmës ndërkufitare në Siri, me “rëndësi të madhe”

erdogan,-guterres-it:-zgjatja-e-mekanizmit-te-ndihmes-nderkufitare-ne-siri,-me-“rendesi-te-madhe”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me kreun e OKB-së, Antonio Guterres, ku tha se zgjatja e mekanizmit të ndihmës ndërkufitare në Siri në korrik do të jetë me “rëndësi të madhe”, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të Drejtorisë Turke të Komunikimeve, Erdoğan dhe Guterres diskutuan luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë dhe zhvillimet në Siri dhe Sudan.

Ai tha se Turqia, si një vend që mund të vendosë një dialog me të dyja palët, është e gatshme të bashkëpunojë me OKB-në për të ftuar sërish palët në Sudan në bisedimet e paqes dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis tyre.

Duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi, Erdoğan tha se janë të gatshëm të marrin pjesë në grupin e punës që do të formohet me një delegacion ndërinstitucional në rast të arritjes së marrëveshjes për tubacionin e amoniakut.

Related posts

Kreu i OKB-së u bën thirrje Greqisë dhe Turqisë të vazhdojnë dialogun

admin

Spanjë, zjarret dogjën rreth 4.000 hektarë

Kushtrim Guraj

Policia qëllon për vdekje një person pranë kongresit republikan në Milwauke, mbante dy thika me vete dhe tentoi të…

admin