RTV AHIRETI
Lajme

BE: Çështja e Urës së Ibrit do të futet në agjendën e dialogut Kosovë – Serbi

be:-ceshtja-e-ures-se-ibrit-do-te-futet-ne-agjenden-e-dialogut-kosove-–-serbi

Bashkimi Evropian do të përfshijë çështjen e Urës së Ibrit në axhendën e bisedimeve të ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Këtë e ka konfirmuar  për Telegrafin një zëdhënëse e BE-së, duke theksuar se statusi i urës do të diskutohet në takimin e ardhshëm.

Qeveria e Kosovës ka vazhduar zbatimin e planit për hapjen e urës mbi lumin Ibër pavarësisht kundërshtimit të SHBA-së BE-së se ura duhet të hapet vetëm përmes dialogut me Serbinë në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklarar se planifikojnë diskutim publik nga Komuna e Mitrovicës së Veriut me qytetarët për “përfitimet nga hapja e urës”.

“Për shumë kohë ura e Mitrovicës mbi Ibër na ka mbajtur në distancë. Asaj padrejtësisht i është dhënë epiteti i ndasisë dhe marrëdhënieve jonormale. Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit”, shkroi Kurti në Facebook, më 7 korrik.

Ndërkohë, KFOR-i dhe EULEX-it kanë thënë se nuk do të hezitojnë të merren me çdo zhvillim që mund të ketë ndikim në stabilitetin dhe sigurinë në veri të vendit.

Ndonëse ndër vite u arritën marrëveshje e dakordime, u investua në infrastrukturën e saj si dhe u hap për qarkullim të këmbësorëve, ura e Ibrit vazhdon të jetë e bllokuar për automjete.

Vetëm në raportin e BE-së të vitit 2023, për çështjen e urës u shtua fjalia: “Për çfarëdo vendimi për hapjen e urës duhet të ketë pajtim dhe koordinim në dialog”.

Pikërisht në fillim të vitit 2023, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut kishte marrë një vendim për hapjen e urës.

Ata kishin thënë se vendimin e bazojnë në Marrëveshjen e Brukselit që kishte paraparë hapjen e urës në vitet 2015-2016.

The post BE: Çështja e Urës së Ibrit do të futet në agjendën e dialogut Kosovë – Serbi first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kryeministria për takimin e Brukselit: Deri në fundjavë, palët duhet të sjellin ide për zgjidhje afatshkurtër

rezart morina

Rritet në 37.626 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

admin

Pavarësisht sulmit nga Irani, Izraeli i rikthehet sërish luftës në Palestinë! Ushtria thërret rezervistët për operacionet tjera në Gaza

admin