RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE do të ndihmojë Ukrainën me 5 miliardë euro

be-do-te-ndihmoje-ukrainen-me-5-miliarde-euro

Bashkimi Evropian (BE) do të ndihmojë Ukrainën me 5 miliardë euro nga paketa e ndihmës makro-financiare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Komisioni Evropian thuhet se është përgatitur propozimi i cili parashikon dërgimin e pjesës së dytë të paketës së kredisë makro-financiare prej 9 miliardë euro të njoftuar më parë për Ukrainën e cila lufton me Rusinë.

Rikujtohet se 1 miliard euro nga paketa është paguar në fillim të gushtit dhe se pjesa prej 5 miliardë eurosh do t‘i jepet Ukrainës së shpejti.

Pjesa tjetër e mbetur prej 3 miliardë eurosh do të sigurohet për Ukrainën në kohën më të shkurtër.

Më 18 maj BE-ja njoftoi paketën e ndihmës makro-financiare prej 9 miliardë euro me qëllim për të ndihmuar Ukrainën ndërsa paketa u miratua në Samitin e Liderëve të BE-së më 23-24 qershor. /aa

Related posts

Xhamajka njeh Palestinën si shtet

admin6

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s të enjten viziton Kosovën

admin

Kurti: Këtë Kurban Bajram le të ndajmë gëzimin me të gjithë ata që na rrethojnë

rezart morina