RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Këtë Kurban Bajram le të ndajmë gëzimin me të gjithë ata që na rrethojnë

kurti:-kete-kurban-bajram-le-te-ndajme-gezimin-me-te-gjithe-ata-qe-na-rrethojne

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ia ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Kurti u shpreh se kjo festë është kujtesë për vlerat e sakrificës dhe devotshmërisë.

“Me zemra të hapura dhe duar të zgjatura njëri-tjetrit, në këtë Kurban Bajram, le të ndajmë gëzimin me të gjithë ata që na rrethojnë”, shkroi Kurti.

Postimi i plotë:

Me fat Bajrami!

Gëzuar kjo festë që është edhe kujtesë për vlerat e sakrificës dhe devotshmërisë. Për të qenë falënderues për bekimet tona dhe për t’i ndarë me ata që kanë më shumë nevojë.

Për më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit, bujari e kujdes për të gjithë, e përbashkim rreth thirrjes për vepra të mira.

Me zemra të hapura dhe duar të zgjatura njëri-tjetrit, në këtë Kurban Bajram, le të ndajmë gëzimin me të gjithë ata që na rrethojnë. Le të jemi zemërgjerë, jo vetëm me të mirat materiale, por edhe me kohën, dashurinë dhe mbështetjen tonë.

U shtoftë solidariteti ndër ne. Sakrifica e dëlirë u bëftë shpërblim për më të mirën në ne.

Related posts

Gaza, vajza e vogël palestineze nën rrënoja u përpoq ta qetësojë motrën e saj duke lexuar Kuran

admin

Berlin – Qindra fluturime anulohen për shkak të grevës së pilotëve të “Eurowings”

admin

PROFIL/ Kush është Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i sapozgjedhur i Stambollit që shfaqet si sfiduesi i mundshëm i Erdoganit

admin