RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE i bën thirrje Rusisë të “kthejë fëmijët ukrainas”

be-i-ben-thirrje-rusise-te-“ktheje-femijet-ukrainas”

Bashkimi Evropian (BE) i bëri thirrje Rusisë të kthejë tek familjet e tyre fëmijët që janë rrëmbyer në kuadër të praktikës së “birësimit të përshpejtuar”, transmeton Anadolu.

Nënkryetarja e Komisionit Evropian (KE) për Demokraci dhe Demografi, Dubravka Shuica dhe ministrja e Politikës Sociale të Ukrainës, Oksana Zholnovych kanë dhënë deklarata për media para takimin të nivelit të lartë me temë “Mbrojtja dhe mbështetja e BE-së për fëmijët ukrainas” që zhvillohet në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm.

“Dënojmë ashpër dëbimin dhe transferimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas, të cilët janë shtuar në listën e krimeve të luftës së Rusisë. I bëjmë thirrje Rusisë që t’i japë fund të ashtuquajturit ‘birësim të përshpejtuar’ dhe t’i kthejë fëmijët në Ukrainë” ka thënë Shuica.

“Rreth 1.3 milion fëmijë ukrainas janë strehuar në BE”, theksoi Shuica i cila shtoi se BE-ja do të mbështesë Ukrainën për reformën e kujdesit të fëmijëve dhe për këtë ka ndarë 10 milionë euro.

“Janë rrëmbyer 16 mijë fëmijë”

Ministrja e Politikës Sociale e Ukrainës, Zholnovych tha se nga lufta janë prekur 7 milionë fëmijë dhe se rreth 16 mijë fëmijë janë rrëmbyer nga Rusia.

Ajo tha se për 300 prej tyre është siguruar rikthimi tek familjet e tyre. “Po punojmë të gjejmë numrin dhe emrat e saktë të tyre sepse Rusia nuk na jep ndonjë informacion dhe gjithmonë i manipulon këto të dhëna”, tha Zholnovych.

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy me rastin e “1 Qershorit, Ditës Botërore të Fëmijëve” bënë një deklaratë të përbashkët, ku i bënë thirrje Rusisë për rikthimin e menjëhershëm të fëmijëve.

Related posts

Kurti: Beteja e Koshares mund të shihet si panoramë e të gjitha betejave

rezart morina

Suspendohet drejtori rajonal i Policisë në veri të Mitrovicës

admin

Ushtria izraelite largohet nga Gaza

admin