RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE i përshkruan sulmet ndaj Kuranit si “provokim individual”

be-i-pershkruan-sulmet-ndaj-kuranit-si-“provokim-individual”

Një nga zëdhënëset e Komisionit Evropian (KE), Nabila Massrali tha se sulmet ndaj Kuranit në Suedi dhe Danimarkë janë “provokim individual”, transmeton Anadolu.

E pyetur nëse BE-ja ka një plan për të futur legjislacionin për të parandaluar aktet e dhunës ndaj librave të shenjtë nga vendet anëtare, Massrali tha: “Nga këto veprime të pamatura nga provokatorë individualë përfitojnë vetëm ata që duan të na përçajnë neve dhe shoqëritë tona”.

Massrali tha se BE-ja është në komunikim të vazhdueshëm me Suedinë dhe Danimarkën dhe kujtoi se të dyja vendet i dënojnë këto veprime. Ajo theksoi se BE-ja refuzon sulmet në fjalë.

“BE-ja ka qenë gjithmonë e qartë se manifestimet e racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës së lidhur me të nuk kanë vend në Evropë. Siç kemi thënë më parë, veprime të tilla janë të papajtueshme me vlerat mbi të cilat është ndërtuar BE-ja. Kjo përfshin respektin për komunitetet fetare”, tha Massrali.

​”BE-ja i kushton rëndësi të madhe promovimit të lirisë së fesë ose besimit, luftimit të urrejtjes dhe intolerancës anti-muslimane. BE-ja fton rregullisht shtetet të luftojnë intolerancën, dhunën dhe diskriminimin kundër muslimanëve”, tha ajo.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se pas veprimeve kundër Kuranit në Suedi dhe Danimarkë javën e kaluar, ata refuzojnë çdo veprim që promovon urrejtjen fetare.

“BE-ja përsërit refuzimin e saj të fortë dhe të vendosur të të gjitha formave të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës fetare. Ne do të vazhdojmë të mbështesim liritë fetare dhe lirinë e shprehjes brenda dhe jashtë vendit. Por, jo gjithçka që është e ligjshme është morale”, tha Borrell.

Related posts

Turqia do të fillojë prodhimin masiv të sistemeve vendase të mbrojtjes ajrore

admin

Ligji për Pagat pritet të nënshkruhet nga presidentja Osmani, këto janë disa nga koeficientet

admin

Rojet kufitare saudite akuzohen për vrasjen e qindra emigrantëve – VIDEO

rezart morina